Qeveria planifikon të marrë më shumë borxh të brendshëm - Nuk përjashtohet emetimi i një Eurobondi të ri në 2023

Vitin e ardhshëm qeveria ka planifikuar të marrë më shumë borxh në tregun e brendshëm sesa në atë të jashtëm. Kjo parashikohet në projektbuxhetin e vitit 2023, ku evidentohet se referuar parashikimeve të rritjes ekonomike, si edhe deficitit buxhetor të planifikuar për vitin 2023, niveli i borxhit publik në raport me PBB parashikohet të ulet me rreth 1.3 pikë përqindje krahasuar me nivelin e fundit të vitit 2022.
“Huamarrja e brendshme planifikohet të jetë më e lartë se huamarrja që pritet të realizohet në vitin 2022 dhe huamarrja e re mendohet të vijojë të realizohet kryesisht nëpërmjet titujve shtetërorë afatgjatë në përputhje me objektivat për reduktimin e risqeve, por gjithashtu duke ju përshtatur edhe preferencave të investitorëve për titujt. Huamarrja e huaj do të realizohet nëpërmjet disbursimit të huave që financojnë ecurinë e zbatimit të projekteve prioritare të qeverisë.
Gjithashtu, pritet të ketë edhe disbursime të huave në formën e mbështetjes buxhetore nga kreditorë multilateral, në kuadër të mbështetjes së reformave të qeverisë, si dhe emetimi i një instrumenti Eurobond në tregjet e kapitalit, nëse tregjet do të jenë të favoshme për të siguruar financim me një normë interesi në nivele të pranueshme” shkruhet në relacionin e projekt-buxhetit. Pritshmëritë janë që vitin e ardhshëm të ketë një rritje të mëtejshme të normave të interesit si në tregun e brendshëm, ashtu dhe në atë të jashtëm,çka do të sjellë si rrjedhojë edhe një shtrenjtim të borxhit të Shqipërisë.
Ndërkohë për sa i përket shpenzimeve për interesa të borxhit, gjatë vitit 2023 parashikohet një rritje e tyre me rreth 15 mld Lekë kryesisht për shkak të rritjes së konsiderueshme të normave të interesit në tregun e brendshëm dhe atë të huaj.
Për sa i përket ripagesave të borxhit të jashtëm, në vitin 2023 planifikohet që në rast se tregjet do të jenë të favorshme, të mundësohet së bashku me emetimin e një Eurobondi të ri, edhe maturimi i pjesshëm (blerje) i Eurobondit që maturohet në vitin 2025, me qëllim zbutjen e profilit të amortizimit të borxhit të jashtëm për vitin
SCAN
Sondazh

Anulohen fluturimet nga Shqipëria drejt Italisë. Aviacioni Civil apel pasagjerëve
Aeroporti i Rinasit ka anuluar të gjitha fluturimet e ditës së sotme drejt Italisë. Autoriteti i Aviacionit Civil Shqiptar njofton se si pasojë e grevës së......

The Tax Administration "interrogates" television workers about their salaries - What does their questionnaire contain?
The Tax Administration has started physical checks of the media and communication sectors for undeclared real salaries within the anti-information campaign......

Hungaria nuk do të pajtohet me kufirin e çmimit të gazit të BE-së: ‘Do të ketë nevojë për një përjashtim’!
Hungaria nuk do të pajtohet me një kufi të çmimit të BE-së për gazin e importuar sepse kjo do t'i jepte fund dërgesave ruse, tha një ndihmës i lartë i......

The Washington Post: Elon Musk ka në plan të pushojë nga puna rreth 75% të 7500 punëtorëve të Twitter
Elon Musk thuhet se ka në plan të shkatërrojë fuqinë punëtore të Twitter. Musk u tha investitorëve të mundshëm në marrëveshjen e tij për të blerë Twitter se......

Google vs Apple - Përdoruesit e iPhone do të marrin mesazhe të bezdisshme nga një pajisje Android që ka 'reaguar' ndaj tekstit të tyre
Google po i jep Apple një ‘shije të ilaçit të saj’. Përditësimet më të fundit të kompanisë në aplikacionin e saj Messages e çojnë betejën e saj me Apple edhe......

Industria e re e energjisë bërthamore e Amerikës ka një problem rus!
Firmat amerikane që zhvillojnë një gjeneratë të re të centraleve të vogla bërthamore për të ndihmuar në uljen e emetimeve të karbonit kanë një problem të madh:......

Bankat shtrëngojnë standardet e kreditimit - Si për bizneset, ashtu edhe për individët. E njëjta ecuri pritet edhe në 3-mujorin e katërt
Një vrojtimi I publikuar nga Banka e Shqipërisë tregon se standardet e kreditimit për bizneset vijuan shtrëngimin në tremujorin e tretë të vitit 2022.......

Me dorëheqjen e Liz Truss, cilët janë pretendentët kryesorë për ta zëvendësuar atë?!
Kryeministrja britanike Liz Truss dha dorëheqjen të enjten, duke i dhënë fund një mandati të shkurtër 44-ditor të zhytur nga kaosi "mini-buxhetor", trazirat......