Bankat shtrëngojnë standardet e kreditimit - Si për bizneset, ashtu edhe për individët. E njëjta ecuri pritet edhe në 3-mujorin e katërt

Një vrojtimi I publikuar nga Banka e Shqipërisë tregon se standardet e kreditimit për bizneset vijuan shtrëngimin në tremujorin e tretë të vitit 2022. Shtrëngimi u manifestua si në kreditë akorduar biznesit të vogël e të mesëm, ashtu edhe në ato për biznesin e madh. Standardet e kreditimit u shtrënguan, si në kreditë për financimin e investimeve, ashtu edhe në ato për mbulimin e nevojave për likuiditet.
Faktorët që sollën shtrëngimin e standardeve të kreditimit për bizneset buronin kryesisht nga perceptimi i rrezikut nga ana e bankave lidhur me situatën ekonomike në vend dhe perspektivën për të, aftësinë paguese të kredimarrësit, si edhe me kolateralin e kërkuar. Në të njëjtën kohë, edhe toleranca më e ulët e bankave kundrejt rrezikut ndikoi në shtrëngimin e standardeve për bizneset. Në kahun lehtësues të standardeve u raportua trysnia e shtuar nga konkurrenca në sistemin bankar.
Në tremujorin e fundit të vitit 2022, bankat presin që ecuria e standardeve të kreditimit të mos ndryshojë nga ajo e tremujorit të tretë. Në terma të qëllimit të përdorimit, standardet priten të vijojnë shtrëngimin në kreditë për financimin e investimeve dhe të lehtësohen në ato për mbulimin e nevojave për likuiditet.
Kërkesa për kredi e bizneseve vijoi të jetë e lartë edhe në tremujorin e tretë. Kërkesa e shtuar për kredi ishte evidente në të gjitha segmentet e madhësisë së biznesit, si edhe në të gjitha llojet e përdorimit të kredisë. Kërkesa e shtuar për kredi nga bizneset, sipas gjykimit të bankave, u ndikua kryesisht nga nevojat më të larta për financimin e inventarëve dhe kapitalit qarkullues, për financimin e investimeve, si dhe për rifinancimin e borxheve ekzistuese.
Standardet e kreditimit për individët u shtrënguan në tremujorin e tretë të vitit 2022. Shtrëngimi i standardeve u vërejt në të dyja kategoritë e qëllimit të përdorimit të kredisë, si në kreditë për blerjen e banesave, ashtu edhe në atë konsumatore.
Shtrëngimi i standardeve të kreditimit për individët ishte pasojë e perceptimit të rrezikut nga bankat lidhur me situatën makroekonomike në vend e perspektivën për të, zhvillimet aktuale e të pritura në tregun e banesave, aftësinë paguese të kredimarrësit, si edhe me kolateralin e kërkuar. Po ashtu, faktor tjetër që ndikoi në shtrëngimin e standardeve të kreditimit ishte edhe toleranca më e ulët e bankave ndaj rrezikut. Standardet e kreditimit për individët priten të shtrëngohen më tej në tremujorin e fundit, si në kreditë për blerjen e banesave, ashtu dhe në ato konsumatore.
Lorenc Rabeta / SCAN
Sondazh

Me dorëheqjen e Liz Truss, cilët janë pretendentët kryesorë për ta zëvendësuar atë?!
Kryeministrja britanike Liz Truss dha dorëheqjen të enjten, duke i dhënë fund një mandati të shkurtër 44-ditor të zhytur nga kaosi "mini-buxhetor", trazirat......

Tregjet europiane zgjerojnë humbjet - Në garën për kryeministër në Britani edhe Boris Johnson
Bursat europiane janë hapur në rënie edhe në sesionin e sotëm, për shkak të kaosit politik rnë Mbretërinë e Bashkuar, pas dorëheqjes së kryeministres Liz......

Paundi dhe euro, në rënie - Britania duhet të zgjedhë kryeministrin e ri deri më 28 tetor
Paundi britanik dhe euro po qëndrojnë në rënie në sesionin e sotëm, pas dorëheqjes së kryeministres Liz Truss, e cila qëndroi rreth 6 javë në këtë detyrë. Edhe......

Nafta, në rënie të lehtë - Mundësia për recesion global ushtron presion mbi çmimet
Çmimet e naftës po qëndrojnë në rënie të lehtë në sesionin e sotëm, pasi investitorët janë të shqetësuar se inflacioni i lartë do ta çojë ekonominë globale......

Spanja dhe Franca shpallin marrëveshje të re për ndërtimin e tubacionit nënujor të gazit!
Spanja dhe Franca kanë arritur një marrëveshje të re për të ndërtuar një tubacion gazi nënujor nga Barcelona në Marsejë, duke anuluar një projekt tubacioni të......

Dollari amerikan e mbyll javën pozitivisht – Sa këmbehen sot Paundi, Euro dhe Franga?!
Dollari amerikan e ka mbyllur këtë javë pozitivisht pas në raport me dje ka fituar sërish pikë teksa është blerë sot me 119.2 lekë dhe është shitur me 120.2......

Prodhuesit e automjeteve do të dyfishojnë shpenzimet për EV dhe bateritë - Planifikojnë 1.2 trilion dollarë deri në vitin 2030
Prodhuesit kryesorë të automjeteve në botë po planifikojnë të shpenzojnë gati 1.2 trilion dollarë deri në vitin 2030 për të zhvilluar dhe prodhuar miliona......

Jep dorëheqjen Kryeministrja e Mbretërisë së Bashkuar pas vetëm 44 ditë nga emërimi: Mandati më i shkurtër në historinë britanike!
Kryeministrja e Mbretërisë së Bashkuar Liz Truss dha dorëheqjen të enjten pas një buxheti të dështuar të uljes së taksave që tronditi tregjet financiare dhe që......