Bota Postuar më 21 Tetor 2022, 10:17

Paundi dhe euro, në rënie - Britania duhet të zgjedhë kryeministrin e ri deri më 28 tetor

Nga SCAN TV
Paundi dhe euro, në rënie - Britania duhet të zgjedhë

Paundi britanik dhe euro po qëndrojnë në rënie në sesionin e sotëm, pas dorëheqjes së kryeministres Liz Truss, e cila qëndroi rreth 6 javë në këtë detyrë. Edhe jeni japonez po qëndron në nivelin më të ulët në 32 vitet e fundit, në raport me dollarin amerikan.

Paundi ka zbritur poshtë 1.12 dollarëve, gjatë tregtisë europiane për shkak të paqartësisë politike në Mbretërinë e Bashkuar. Partia Konservatore, e cila ka mazhorancën në parlament, duhet të zgjedhë një kryeminstër të ri deri në datën 28 tetor, i cili do të jetë kryeministri i pestë në 6 vitet e fundit. Euro ka zbritur poshtë 0.98 dollarëve, e ndikuar më së shumti nga dobësimi i paundit britanik.  Në fokus të tregjeve është edhe jeni japonez, që ka thyer edhe nivelin psikologjik të 150, në raport me dollarin amerikan dhe njëkohësisht niveli më i ulët në 32 vitet e fundit.

Tashmë, investitorët po presin ndërhyrjen e Bankës së Japonisë dhe ministrisë së financave për të stabilizuar monedhën vendase. Megjithatë, Japonia është në një pozitvë më të mirë përsa i përket inflacionit, krahasuar me vendet e tjera të zhvilluara.

Të dhënat e publikuara në premten treguan se inflacioni bazë në këtë vend u rrit në 3%, që është niveli më i lartë në 8 vitet e fundit. Në tregun e kriptomonedhave, bitcoin po tregtohet pranë 19 mijë dollarëve, ndërsa ethereum po tregtohet në rreth 1280 dollarë.

SCAN

Live TV

Të fundit
Shqipëria 16 Shkurt

Rama në Kosovë, pritet nga Albin Kurti

Kryeministri Edi Rama u prit sot në një takim nga kryeministri i Kosovës Albin Kurti. Në vijim të vizitës së tij të punës në Kosovë, Rama u prit me ceremoni......

Të gjitha lajmet

Më të vizituarat

Shqipëria 16 Shkurt

Rama në Kosovë, pritet nga Albin Kurti

Kryeministri Edi Rama u prit sot në një takim nga kryeministri i Kosovës Albin Kurti. Në vijim të vizitës së tij të punës në Kosovë, Rama u prit me ceremoni......