Shqipëria Postuar më 21 Tetor 2022, 12:28

“Gjyqet e kripura” që Shqipëria po humb në gjykatat ndërkombëtare - 11 çështje pronash kushtojnë 21.7 milionë euro, 16 dosje kompanish, 176 milionë euro

Nga SCAN TV
“Gjyqet e kripura” që Shqipëria po humb në gjykatat

“Gjyqet e kripura” që Shqipëria po humb në gjykatat ndërkombëtare

11 çështje pronash kushtojnë 21.7 mln euro, 16 dosje kompanish, 176 mln euro

Shteti shqiptar do të duhet të paguajë fatura të kripura si rrjedhojë e vendimeve të gjykatave ndërkombëtare.

Vendimet e Gjykatës së të Drejtave të Njeriut në Strasburg (GJEDNJ) kryesisht çështje dhe vendime që lidhen me kthimin dhe kompensimin e pronave tek ish-pronarët. Deri më tani, 11 vendime të Gjykatës së të Drejtave të Njeriut kanë një faturë 21.7 milionë euro.

Por një faturë edhe më e madhe është ajo e abritrazhit ndërkombëtar të humbur nga pala shqiptare.

Në total janë 16 vendime të Gjykatës Ndërkombëtare të Arbitrazhit, më një faturë që tejkalon shifrën 176 milionë euro.

Pjesa më e madhe e gjyqeve të humbura me kompanitë ndërkombëtare që kanë operuar në Shqipëri i ka ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë. Në listën e çështjeve të humbura janë kompania Aktor që ka ndërtuar autostradën Tiranë-Elbasan, kompani të sektorit hidro-energjetik, apo edhe kompania që kishte projekt zhvillimin e portit të Karpenit në Kavajë.

Në pjesën më të madhe, efektet financiare që rrjedhin nga zbatimi i këtyre vendimeve janë përballuar nga buxheti i vetë institucioneve buxhetore (kryesisht ministri linje) të cilat kanë qenë edhe palë e paditur në gjykimet respektive.

Ministria e Financave dhe Ekonomisë, në vazhdimësi, ka rekomanduar forcimin e rolit negociues të institucioneve buxhetore dhe Avokaturës së Shtetit në çështjet e kësaj natyre, si edhe disiplinimin e proçesit të shlyerjes financiare të përfituesve. Kjo, me qëllimin final të lehtësimit, reduktimit dhe/ose shmangies së barrës financiare mbi buxhetin e shtetit.

 

SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat