Shqipëria Postuar më 21 Tetor 2022, 15:00

Lidhje energjetike Greqi-Austri-Gjermani - Propozimi i ministrit grek, Skrekas. Trefishon kapacitetin transmetues edhe me Shqipërinë

Nga SCAN TV
Lidhje energjetike Greqi-Austri-Gjermani - Propozimi i ministrit grek, Skrekas.

Qeveria greke i ka paraqitur një propozim Austrisë dhe Gjermanisë për ndërtimin e një ndërlidhjeje direkte energjetike trepalëshe, me një kapacitet fillestar 3 gigavat, tha ministri i Mjedisit dhe Energjisë, Kostas Skrekas.

“Nuk është një detyrë e lehtë, por ka një nevojë të madhe për energjinë e gjelbër në Gjermaninë jugore që Greqia mund të sigurojë”, theksoi Skrekas, duke shtuar se fuqia e ndërlidhjes mund të arrijë një fazë të dytë prej 9 gigavat.

Ai kujtoi gjithashtu se projekti aktual dyfishon, ose trefishon kapacitetin transmetues të lidhjeve me Bullgarinë, që do të funksionojë në tremujorin e parë të vitit 2023, si edhe me Maqedoninë e Veriut, Shqipërinë dhe Italinë.

Duke iu referuar problematikave të tregut, ministri theksoi se aty ku krijohen fitime të tepërta do t’i rikuperojmë dhe do t’ua kthejmë konsumatorëve dhe ky është një mesazh për të gjithë ata që duan të bëjnë fitime të tepërta që nuk u takon.

Sipas të dhënave që ai prezantoi, që nga fillimi i vitit janë dhënë 7 miliardë euro ndihmë për konsumatorët e energjisë elektrike, nga të cilat 2.3 miliardë janë nga buxheti dhe pjesa tjetër nga rikuperimi i të ardhurave të tepërta dhe ankandet e të drejtave mjedisore.

Referuar çështjeve të energjisë së rinovueshme, ai vuri në dukje se në tre vitet e fundit në Greqi janë instaluar 3800 megavat burime të rinovueshme, ndërsa vetëm në vitin 2022 do të instalohen gjithsej 1700-2000 megavat, sa dyfishi i periudhës 2015-2019 kur konsumi i gazit natyror për prodhimin e energjisë elektrike u rrit me më shumë se 3 herë dhe pjesëmarrja e linjitit u ul në përputhje me rrethanat.

SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat