Fed dhe BQE, rritje të re agresive të normave - Në përpjekje për të ndaluar prirjen rritëse të inflacionit

Pavarësisht nga recesioni i afërt që po paralajmërohet nga ekonomistët, agjencitë e vlerësimit të kreditit dhe institucione të tjera financiare ndërkombëtare, bankat qendrore më të mëdha në botë po ecin me shpejtësi të plotë drejt një tjetër rritjeje agresive të normës bazë të interesit. Si Rezerva Federale e SHBA, ashtu edhe BQE po përgatiten të vazhdojnë me një rritje tjetër të kostove të huamarrjes me 75 pikë bazë, në përpjekje për të frenuar rritjen e çmimeve, që deri tani nuk tregojnë shenja ngadalësimi.
Sipas New York Times, është krijuar një konsensus midis zyrtarëve të Fed për planin e tyre për të rritur normat e interesit me 75 pikë bazë në muajin nëntor nga niveli ekzistues prej 3.1%. Arsyeja, sigurisht është shqetësimi i frymëzuar nga rritjet e vazhdueshme të çmimeve dhe inflacioni, pasi duket se është konsolidues dhe i vetëqëndrueshëm.
Deri tani, pritej që krahas rritjes agresive të normës së interesit, në mbledhjen dyditore të nëntorit, Fed të diskutonte se kur duhet të fillonte të ngadalësonte disi rritjen e normës. Megjithatë, shifrat e publikuara tregojnë se tregu i punës i SHBA mbetet i fortë, me punëdhënësit që ende krijojnë vende pune. Ata treguan gjithashtu se inflacioni është galopant, pasi edhe kur çmimet e paqëndrueshme të ushqimeve dhe energjisë hiqen, indeksi i çmimeve të konsumit u rrit me 6.6% në 12 muajt deri në shtator. Si rezultat, Fed do të vonojë për të paktën një muaj diskutimin se kur do të fillojë të ngadalësojë ritmin e rritjes së kursit të dollarit.
Mes drejtuesve të bankës federale ekziston shqetësimi se nëse inflacioni lihet i pakontrolluar, ai do të konsolidohet dhe do të bëhet një element i përhershëm i ekonomisë amerikane. Ndërkohë, vlerësimet për një recesion në ekonominë amerikane po rriten, me vlerësimin e fundit të mesjavës nga agjencia e vlerësimit të kredisë Fitch Ratings se superfuqia do të hyjë në recesion pranverën e ardhshme.
Ekonomistët e konsiderojnë të sigurt rritjen e normave bazë të interesit për euro me 75 pikë bazë në mbledhjen e radhës të Bankës Qendrore Europiane më 27 tetor. Arsyeja është edhe një herë inflacioni, që po përshpejtohet për shkak të rritjes së çmimeve të energjisë. Në të njëjtën kohë, ai ushqehet nga situata në zinxhirët e furnizimit, të cilët ende po mundohen për t'u rikuperuar nga pandemia dhe që pësuan një goditje të re me pushtimin rus të Ukrainës dhe pasojat e tij.
Objektivi i inflacionit të BQE-së është 2% që përcaktohet si stabilitet çmimesh. Megjithatë, indeksi ka arritur në 10% që nga muaji i kaluar dhe pritet që për tremujorin aktual mesatarja e tij të jetë 9.6%.
Me kalimin e dimrit, ekonomistët vlerësojnë se BQE do të bëhet më agresive në rritjen e normave të interesit. Në mbledhjen e 27 tetorit, banka pritet të rrisë normat e interesit, duke e çuar normën e depozitave në 1.50% dhe atë të rifinancimit në 2%. BQE ka qenë e ngadaltë në rritjen e normave të interesit dhe lëvizja e saj e parë ishte në korrik kur shtoi 50 pikë bazë në gamën e saj të normave të interesit.
SCAN
Sondazh

Shkelje në kontratat e HEC-eve - KLSH, kritika ministrisë: S’keni marrë masa për zgjidhjen e marrëveshjes, apo gjoba
Pavarësisht se Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore ka kontatuar shkelje në zbatimin e kontratave koncesionare për ndërtimin e hidrocentraleve, Ministria e......

Bien çmimet për blerjen e energjisë - KESH e siguron me 196.40 euro/MWh, në shtator e bleu me 455 euro/MWh
Çmimet me të cilët është siguruar energjia gjatë ,muajit tetor kanë shënuar rënie në raport me muajt e mëparshëm, teksa në blerejn e fundit Korporata......

Sa “peshuan” çmimet në të ardhurat e shtetit? - 9 mujori/ 496 milionë euro shtesë, TVSH-ja zë 56 %
Në 9 muaj në buxhetin e shtetit janë arkëtuar 425.7 miliard lekë apo 3.64 miliardë euro me një realizim në masën107.7 përqind të planit të periudhës. Krahasuar......

“Gjyqet e kripura” që Shqipëria po humb në gjykatat ndërkombëtare - 11 çështje pronash kushtojnë 21.7 milionë euro, 16 dosje kompanish, 176 milionë euro
“Gjyqet e kripura” që Shqipëria po humb në gjykatat ndërkombëtare 11 çështje pronash kushtojnë 21.7 mln euro, 16 dosje kompanish, 176 mln euro Shteti......

Qeveria planifikon të marrë më shumë borxh të brendshëm - Nuk përjashtohet emetimi i një Eurobondi të ri në 2023
Vitin e ardhshëm qeveria ka planifikuar të marrë më shumë borxh në tregun e brendshëm sesa në atë të jashtëm. Kjo parashikohet në projektbuxhetin e vitit 2023,......

Anulohen fluturimet nga Shqipëria drejt Italisë. Aviacioni Civil apel pasagjerëve
Aeroporti i Rinasit ka anuluar të gjitha fluturimet e ditës së sotme drejt Italisë. Autoriteti i Aviacionit Civil Shqiptar njofton se si pasojë e grevës së......

The Tax Administration "interrogates" television workers about their salaries - What does their questionnaire contain?
The Tax Administration has started physical checks of the media and communication sectors for undeclared real salaries within the anti-information campaign......

Hungaria nuk do të pajtohet me kufirin e çmimit të gazit të BE-së: ‘Do të ketë nevojë për një përjashtim’!
Hungaria nuk do të pajtohet me një kufi të çmimit të BE-së për gazin e importuar sepse kjo do t'i jepte fund dërgesave ruse, tha një ndihmës i lartë i......