Europa Postuar më 21 Tetor 2022, 15:03

Liz Truss do të përfitojë 115 mijë paund në vit - Qëndroi në postin e kryeministres së Britanisë së Madhe vetëm 44 ditë

Nga SCAN TV
Liz Truss do të përfitojë 115 mijë paund në vit -

Pas dorëheqjes, Liz Truss tashmë ish-kryeministre e Britanisë së Madhe, ka të drejtë të përfitojë deri në 115 mijë paund në vit, pavarësisht se qëndroi në krye të qeverisë vetëm 44 ditë. Ndonëse bëhet fjalë për një shifër, që parashikohet nga rregullat, një lajm i tillë ka shkaktuar polemika të ashpra pikërisht për sa i përket mandatit më të shkurtër të kryeministrit në historinë e vendit.

Në 23 shtator menjëherë pas përfundimit të periudhës së zisë për ndarjen nga jeta të mbretëreshës Elizabetë, Truss i konfirmoi ministrit të saj të ekonomisë një ulje taksash prej 45 miliard paund, e gjitha e financuar nga borxhi. Si rezultat i këtij vendimi, tregjet u futën në panik, paundi ra në nivele historike dhe interesat për obligacionet e qeverisë tejkaluan ato të Greqisë dhe Italisë. Deri në pikën që Banka e Anglisë u detyrua të bënte një ndërhyrje emergjente, përballë asaj që e konsideroi një rrezik material për qëndrueshmërinë financiare të Britanisë së Madhe.

Për një qeveri konservatore hedhja në greminë e ekonomisë ishte një rezultat i paprecedent, në një moment që Truss besonte se ideologjia mund të fitonte ndaj realitetit. Por në rastin e Britanisë së Madhe realiteti është ai i një vendi që nuk mund t’ia lejojë vetes të luajë me sovranizmin fiskal.

Ndërkohë do të reduktohet vetëm në tre kandidatë të mundshëm gara për zëvendësimin e Liz Truss si lider i ardhshëm i partisë konservatore të mazhorancës, dhe kryeministër i ardhshëm i vendit.

SCAN

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat