Procesi i Berlinit: Arrihen 3 marrëveshje për Tregun e Përbashkët Rajonal!

Falë angazhimit diplomatik të qeverisë gjermane, vendet e Ballkanit Perëndimor kanë arritur të premten në Berlin të bien dakord për nënshkrimin e tre marrëveshjeve të reja në kuadër të bashkëpunimit rajonal. Këtë e bëri të ditur të premten në Berlin, ministrja gjermane e Punëve të Jashtme, Annalena Baerbock, në kuadër të ministerialit të ministrave të jashtëm të vendeve të Procesit të Berlinit.
Tri marrëveshjet parashikojnë lëvizjen e lirë me karta identiteti të personave ndërmjet vendeve të Ballkanit Perëndimor, njohjen e diplomave universitare dhe njohjen e kualifikimeve për tre profesione: mjekët, dentistët dhe arkitektët.
Ministrja gjermane e punëve të jashtme theksoi të premten gjatë fjalës hapëse në konferencë se përfitimin më të madh nga kjo marrëveshje e kanë njerëzit nga Kosova dhe Bosnja-Hercegovina, të cilët nuk do të kenë nevojë për vizë për të vizituar njëri-tjetrin. "Kjo do të thotë që të rinj kosovarë dhe boshnjakë do të vizitojnë njëri-tjetrin pa viza, gjë që për ne evropianët është e zakonshme. Do të thotë që studentët nga Shqipëria mund të përdorin diplomën e tyre bachelor për të punuar në Maqedoninë e Veriut, dhe që arkitektët nga Serbia të punojnë në Mal të Zi”. Baerbock tha se këto marrëveshje lehtësojnë rrugën për krijimin e një Tregu të Përbashkët Rajonal.
Krahas të dërguarit të posaçëm të qeverisë gjermane për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin, për arritjen e marrëveshjeve ka punuar edhe Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal, me qendër në Sarajevë. Sekretarja e përgjithshme e tij, Majlinda Bregu, sqaroi se falë marrëveshjes tani të diplomuarit nuk do të kenë nevojë të paguajnë më tarifa prej 200 deri 500 euro për njohjen reciproke të diplomave. "Me këtë marrëveshje, kjo kosto do të jetë zero. Për qytetarët ky është një fitim real”, tha ajo. Bregu tha se falë marrëveshjes së lëvizjes së lirë të njerëzve, bie edhe "muri i fundit i regjimit të vizave në Ballkanin Perëndimor, ai mes Kosovës dhe Bosnjë-Hercegovinës”.
Duke kujtuar suksesin e parë të deritanishëm të Procesit të Berlinit, heqjen e tarifave roaming, Bregu tha se "tani ka ardhur koha që të hiqen tarifat roaming mes Ballkanit Perëndimor dhe BE-së.”
Dokumenti përfundimtar do të nënshkruhet në samitin e 3 nëntorit në Berlin, në prani të gjithë liderëve të shteteve dhe qeverive të Ballkanit Perëndimor dhe të dhjetë vendeve të tjera pjesëmarrëse të Procesit të Berlinit, si dhe përfaqësuesve të Këshillit të Bashkimit Evropian dhe Komisionit të BE.
Marrëveshjet e arritura janë tre nga katër marrëveshjet, për të cilat liderët e shteteve të Ballkanit Perëndimor kishin rënë dakord qysh në samitin e Sofjes, në nëntor të vitit 2020, asokohe nën ish-kancelaren Merkel. Por ato mbetën të paimplementuara për shkak të mungesës së vullnetit politik të Kosovës dhe Serbisë. Kosova ngulte këmbë që ajo të merrte pjesë në këto marrëveshje si Republikë e Kosovës, gjë që nuk e pranonte Serbia. Kompromisi i arritur, duket se i ka tejkaluar këto mosmarrëveshje. Qarqe diplomatike i dhanë DW se është zgjedhur një gjuhë diplomatike të atillë, me të cilën mund të jetojë si Kosova, ashtu edhe Serbia. DW
E . S / SCAN
Sondazh

Zyrtari i Thesarit të SHBA-së: Rusia mund t'i shmanget planit të G7 për të kufizuar çmimet e naftës dhe ende të eksportojë 90% të saj
Rusia mund të shmangë planet e G7 për të kufizuar çmimet e naftës së papërpunuar dhe ende të eksportojë 90% të naftës së saj, tha të premten një zyrtar i......

400 vende vakante në burgjet shqiptare - Relacioni: Ska interes konkurrimi për Policinë e Burgjeve. Në rrezik serioz siguria
Policia e Burgjeve po përballet me mungesë personeli. Kjo evidentohet në projektligjin e ri që ësht depozituar për konsultim publik. Në total, në strukturën e......

Liz Truss do të përfitojë 115 mijë paund në vit - Qëndroi në postin e kryeministres së Britanisë së Madhe vetëm 44 ditë
Pas dorëheqjes, Liz Truss tashmë ish-kryeministre e Britanisë së Madhe, ka të drejtë të përfitojë deri në 115 mijë paund në vit, pavarësisht se qëndroi në krye......

Kosto e lartë e mungesës së aktivitetit fizik - OBSH: Në nivel global arrin në 27.4 miliardë dollarë në vit
Çmimi i pasivitetit fizik për ekonominë globale është i lartë, pasi rrit koston dhe shpeshtësinë me të cilën shfaqen sëmundjet. Këto fakte janë përmendur në......

Kufizimi i çmimit të gazit - Liderët europianë arrijnë një marrëveshje
Liderët europianë kanë rënë dakord për marrjen e masave emergjente për të kufizuar cmimin e gazit. Lajmi u konfirmua nga presidenti i këshillit europian,......

Lidhje energjetike Greqi-Austri-Gjermani - Propozimi i ministrit grek, Skrekas. Trefishon kapacitetin transmetues edhe me Shqipërinë
Qeveria greke i ka paraqitur një propozim Austrisë dhe Gjermanisë për ndërtimin e një ndërlidhjeje direkte energjetike trepalëshe, me një kapacitet fillestar 3......

Energjia e rinovueshme, më shumë kërkesa se prodhim - Kërkesat rriten ndjeshëm pas shtrenjtimit të energjisë
Lufta në Ukrainë dhe rritja e cmimeve të energjisë po shtyjnë gjithnjë e më shumë konsumatorë drejt energjisë së rinovueshme dhe zgjidhjeve alternative.......

Fed dhe BQE, rritje të re agresive të normave - Në përpjekje për të ndaluar prirjen rritëse të inflacionit
Pavarësisht nga recesioni i afërt që po paralajmërohet nga ekonomistët, agjencitë e vlerësimit të kreditit dhe institucione të tjera financiare ndërkombëtare,......