Bllokimi i biznesit, Shehaj tregon dokumentet e rregullta - Deputeti reagon përsëri: Publikon lejen e ndërtimit dhe aktin noterial të qirasë

Pas përplasjeve në Kuvend, Deputeti Agron Shehaj ka vijuar reagimet ndaj vendimit të Qeverisë për bllokimin e një biznesi të tij me argumentin se ai kryen aktivitetin në një ndërtesë pa lejë.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Shehaj këmbënguli se biznesi, ku janë të punësuar rreth 200 specialistë IT, ka nënshkruar një kontratë të rregullt qiraje të shoqëruar me akt noterial. Shehaj ka publikuar edhe lejen e ndërtimit të godinës, në një kohë që bën përgjegjëse autoritetet që lejojnë shkeljen e lejeve. Shehaj akuzon se bizneset nuk mund të dinë nëse një ndërtim ka shkelur apo jo lejen, por se janë autoritetet ato që kanë detyrimin ligjor ta bëjnë këtë.
Por nuk ka qenë i këtij mendimi Kreu i Qeverisë Edi Rama, i cili, po përmes një statusi në rrjetet sociale, tha se biznesi nuk duhet të ishte vendosur në një pallat të paligjshëm, ndërkohë që me shlejen e lejes së ndërtimit, vetë ndërtuesi ka bërë nul edhe vetë lejen.
Polemikat shpërthyen pasi deputeti demokrat Agron Shehaj, denoncoi këtë javë nga foltorja e Kuvendit se Qeveria ka dërguar policinë në ambjentet e një biznesi, si presion i pastër politik ndaj tij.
Me herët ka reaguar edhe Ministria e Brendëshme, sipas së cilës objekti është bllokuar pasi kishte ndërtuar 560 metra shtesë mbi lejen.
Deputeti i Partisë Demokratike Agron Shehaj në fjalën e tij në Kuvend ka akuzuar qeverinë se i ka mbyllur biznesin dhe kjo për shkak të hakmarrjes politike të Edi Ramës.
Lorenc Rabeta / SCAN
Sondazh

Sa para’ do të marrin bashkitë në 2023? - Rritet financimi, 6 njësi të vetëqeverisjes vendore më të “përkëdhelurat”
Fondi i vënë në dispozicion nga buxheti i shtetit për 61 bashkitë në vend gjatë vitit 2023 ka pësuar rritje me rreth 4.2 miliardë lekë rritje, duke u......

Operacioni/ Bllokohen 500 mijë euro në Portin e Durrësit! Ishin fshehur në 6 qese plasmasi
Në portin e Durrësit, si rezultat i një hetimi njëmujor të kryer nga Policia Kriminale e DVP Durrës, për mundësinë e futjes së një shume të madhe eurosh në......

Iute Credit sjell në Shqipëri përvojën estoneze - Ajdini: Qytetarët nuk duan shumë letra e sportele, por të kryejnë veprimet me celularë
Kompania Iute Credit Albania ka sjelë në Tiranë përvojën estoneze të shërbimeve elektronike, një prej shteteve lider botëror sa u përket sisteme......

Neptun Kosova kampione e “Balfin Volley International” - Pjesëmarrës në finale ishin katër skuadra për një titull
Është zhvilluar të enjten kampionati ndërkombëtar i volejbollit “Balfin Volley International” me pjesëmarrjen e 4 skuadrave të rëndësishme të grupeve të......

Procesi i Berlinit: Arrihen 3 marrëveshje për Tregun e Përbashkët Rajonal!
Falë angazhimit diplomatik të qeverisë gjermane, vendet e Ballkanit Perëndimor kanë arritur të premten në Berlin të bien dakord për nënshkrimin e tre......

Zyrtari i Thesarit të SHBA-së: Rusia mund t'i shmanget planit të G7 për të kufizuar çmimet e naftës dhe ende të eksportojë 90% të saj
Rusia mund të shmangë planet e G7 për të kufizuar çmimet e naftës së papërpunuar dhe ende të eksportojë 90% të naftës së saj, tha të premten një zyrtar i......

400 vende vakante në burgjet shqiptare - Relacioni: Ska interes konkurrimi për Policinë e Burgjeve. Në rrezik serioz siguria
Policia e Burgjeve po përballet me mungesë personeli. Kjo evidentohet në projektligjin e ri që ësht depozituar për konsultim publik. Në total, në strukturën e......

Liz Truss do të përfitojë 115 mijë paund në vit - Qëndroi në postin e kryeministres së Britanisë së Madhe vetëm 44 ditë
Pas dorëheqjes, Liz Truss tashmë ish-kryeministre e Britanisë së Madhe, ka të drejtë të përfitojë deri në 115 mijë paund në vit, pavarësisht se qëndroi në krye......