Sa para’ do të marrin bashkitë në 2023? - Rritet financimi, 6 njësi të vetëqeverisjes vendore më të “përkëdhelurat”

Fondi i vënë në dispozicion nga buxheti i shtetit për 61 bashkitë në vend gjatë vitit 2023 ka pësuar rritje me rreth 4.2 miliardë lekë rritje, duke u regjistruar në 31.6 miliardë lekë apo afro 270 milionë euro. Transferta e pakushtëzuar për bashkitë përbëhet nga transferta e përgjithshme e cila është në nivelin 1 % të Prodhimit të Brendshëm Bruto, konkretisht 21.7 miliardë lekë dhe transferta sektoriale prej 9.9 miliardë lekësh që që shërben për funksionet e decentralizuara rishtazi.
Por si ndahen paratë mes bashkive? Për ndarjen e fondeve apikohet një formulë e cila identifikon nevojat për shpenzime të bashkive duke u bazuar tek popullsia relative, dendësia e popullsisë (që reflekton diferencat në koston e ushtrimit të funksioneve ndërmjet bashkive) dhe tek numri faktik i fëmijëve në kopshte dhe nxënësve në shkollat 9-vjeçare dhe të mesme në çdo bashki.
Po ashtu formula mat edhe kapacitetin fiskal, të cilat mblidhen dhe u transferohen plotësisht ose pjesërisht bashkive nga administrata tatimore qendrore. Ekualizimi fiskal bazohet në të ardhurat faktike nga tatimi mbi të ardhurat personale, nga taksa vjetore e automjeteve të përdorura dhe taksa e kalimit të së drejtës së pronësisë për pasuritë e paluajtshme.
Por cilat nga bashkitë do të përfitojnë më shumë fonde? Referuar tabelave të detajuara të buxhetit 2023, bashkitë e mëdha janë edhe ato që marrin më shumë para. Konkretisht lista fillon me Bashkinë Tiranë e cila përfiton rreth 4.3 miliardë lekë, e ndjekur nga Bashkia Durrës me 1.7 miliardë lekë, Bashkia Elbasan me 1.3 miliardë lekë, Bashkia Shkodër 1.2 miliardë lekë dhe Bashkia Fier e Vlorë marrin rreth 1.1 miliardë lekë. Ndërsa bashkitë që marrin më pak fonde janë Libohove, Pustec, Konispol, etj.
Elisabeta Dosku / SCAN
Sondazh

Operacioni/ Bllokohen 500 mijë euro në Portin e Durrësit! Ishin fshehur në 6 qese plasmasi
Në portin e Durrësit, si rezultat i një hetimi njëmujor të kryer nga Policia Kriminale e DVP Durrës, për mundësinë e futjes së një shume të madhe eurosh në......

Iute Credit sjell në Shqipëri përvojën estoneze - Ajdini: Qytetarët nuk duan shumë letra e sportele, por të kryejnë veprimet me celularë
Kompania Iute Credit Albania ka sjelë në Tiranë përvojën estoneze të shërbimeve elektronike, një prej shteteve lider botëror sa u përket sisteme......

Neptun Kosova kampione e “Balfin Volley International” - Pjesëmarrës në finale ishin katër skuadra për një titull
Është zhvilluar të enjten kampionati ndërkombëtar i volejbollit “Balfin Volley International” me pjesëmarrjen e 4 skuadrave të rëndësishme të grupeve të......

Procesi i Berlinit: Arrihen 3 marrëveshje për Tregun e Përbashkët Rajonal!
Falë angazhimit diplomatik të qeverisë gjermane, vendet e Ballkanit Perëndimor kanë arritur të premten në Berlin të bien dakord për nënshkrimin e tre......

Zyrtari i Thesarit të SHBA-së: Rusia mund t'i shmanget planit të G7 për të kufizuar çmimet e naftës dhe ende të eksportojë 90% të saj
Rusia mund të shmangë planet e G7 për të kufizuar çmimet e naftës së papërpunuar dhe ende të eksportojë 90% të naftës së saj, tha të premten një zyrtar i......

400 vende vakante në burgjet shqiptare - Relacioni: Ska interes konkurrimi për Policinë e Burgjeve. Në rrezik serioz siguria
Policia e Burgjeve po përballet me mungesë personeli. Kjo evidentohet në projektligjin e ri që ësht depozituar për konsultim publik. Në total, në strukturën e......

Liz Truss do të përfitojë 115 mijë paund në vit - Qëndroi në postin e kryeministres së Britanisë së Madhe vetëm 44 ditë
Pas dorëheqjes, Liz Truss tashmë ish-kryeministre e Britanisë së Madhe, ka të drejtë të përfitojë deri në 115 mijë paund në vit, pavarësisht se qëndroi në krye......

Kosto e lartë e mungesës së aktivitetit fizik - OBSH: Në nivel global arrin në 27.4 miliardë dollarë në vit
Çmimi i pasivitetit fizik për ekonominë globale është i lartë, pasi rrit koston dhe shpeshtësinë me të cilën shfaqen sëmundjet. Këto fakte janë përmendur në......