Europa Postuar më 22 Tetor 2022, 10:40

Për herë të parë Italia ka në krye të qeverisë një grua - Giorgia Meloni betohet si kryeministre!

Nga SCAN TV
Për herë të parë Italia ka në krye të

dhe njëkohësisht një ekstremiste të djathtë. Kryetarja e partisë së ekstremit të djathtë „Vëllezërit e Italisë", Giorgia Meloni, të shtunën u betua si kryeministre e Italisë. Ajo u mandatua nga presidenti Sergio Mattarella në Romë me krijimin e qeverisë një ditë më parë. Pas kësaj Meloni paraqiti listën e kabinetit qeveritar. Të dielën do të kryhet dorëzimi i detyrës nga kryeministri, Mario Dragji tek Giorgia Meloni.

Ministër i Jashtëm dhe zëvendëskryeministër do të jetë euro-politikani Antonio Tajani nga partia konservatore Forza Italia (FI). Ministër i Ekonomisë do të jetë Giancarlo Giorgetti nga partia e së djathtës nacionale Lega. Giorgetti ishte gjithashtu edhe në qeverinë e paraardhësit të Melonit, Mario Draghi. Giorgetti konsiderohet si i moderuar dhe përfaqësues pro europian i Legas. Kryetari i Legas Matteo Salvini do të jetë ministër i Infrastrukturës dhe zëvendëskryeministër ashtu si edhe Tajani.

Meloni dhe ministrat e saj të shtunën bëjnë betimin, ndërsa javën e ardhshme është planifikuar votimi i qeverisë në parlament.

Krijimi i qeverisë së re kësaj here u relizua shpejt brenda më pak se një muaji pas zgjedhjeve, tha Mattarella. "Kjo ishte e mundur nisur nga rezultati i qartë i votimeve dhe po ashtu ishte e nevojshme në sfondin e gjendjes brenda vendit dhe situatës ndërkombëtare", deklaroi presidenti 81 vjeçar.

Mattarella ditën e enjte nisi konsultimet me përfaqësuesit e parlamentit dhe të partive për krijimin e qeverisë së re. Në takimin me Mattarella të premten krahas Melonit ishin edhe ish-kryeministri Silvio Berlusconi i Forza Italia dhe Matteo Salvini nga Lega, të cilët krijojnë koalicionin qeverisës tripartiak nën drejtimin e Giorga Melonit.

Në zgjedhjet parlamentare në shtator këto tri parti siguruan shumicën absolute në të dyja dhomat e parlamentit. "Vëllezërit e Italisë" dolën partia më e fortë me 26 % të votave.

E . S / SCAN

Live TV

Të fundit
Shqipëria 16 Shkurt Edel Strazimiri

Si ka nisur kjo javë për valutat kryesore?

Dollari amerikan nuk ka regjistruar luhatje të konsiderueshme për gjatë kësaj fundjave teksa është blerë këtë mëngjes me 80.8 lekë dhe është shitur me 81.8......

Të gjitha lajmet

Më të vizituarat

Shqipëria 16 Shkurt Edel Strazimiri

Si ka nisur kjo javë për valutat kryesore?

Dollari amerikan nuk ka regjistruar luhatje të konsiderueshme për gjatë kësaj fundjave teksa është blerë këtë mëngjes me 80.8 lekë dhe është shitur me 81.8......