Gjermania vendos të krijojë një fond prej 200 miliardë euro për ndihma!

Bundestagu gjerman vendosi për krijimin e "mburojës financiare”, të planifikuar dhe të propozuar nga qeveria për zbutjen e krizës energjetike. Në këtë mënyrë, pezullohet për të dytën herë brenda këtij viti frenimi i borxheve, i parashikuar me Kushtetutë. Një hap i tillë lejohet në një "situatë të jashtëzakonshme emergjente". Për mundësinë e futjes në borxhe të reja votuan 390 deputetë, kundër 239 dhe abstenuan 36 deputetë.
Qeveria gjermane e justifikon shfuqizimin sërish të rregullit për frenimin e borxhit me efektet e agresionit rus në Ukrainë ndaj çmimeve të energjisë. Sipas vendimit, rritja drastike e çmimeve paraqet një barrë të konsiderueshme, ndonjëherë kërcënuese për vet ekzistencën e njerëzve që preken nga çmimet e larta, por edhe të kompanive në Gjermani.
Vendimi i sotëm parashikon krijimin e Fondit për Stabilizim ekonomik (WSF), ku do të paguhen 200 miliardë euro të marra kredi. Këto para ishin parashikuar më parë për luftimin e pasojave të pandemisë, ndërsa tani do të derdhen në këtë fond. Fondet mund të përdoren deri në mesin e vitit 2024. Krahas frenimit të çmimit të gazit, do të financohet pjesërisht edhe frenimi i çmimit të energjisë elektrike, si dhe ndihma për kompanitë dhe importuesit e gazit, të cilat po hasin në vështirësi si pasojë e krizës energjetike.
Kritika të shumta janë dëgjuar nga radhët e opozitës. Eksperti i financave i CDU-së Mathias Middelberg foli për një premtim pa kushte të qeverisë. "Askush në këtë vend nuk e di saktësisht se çfarë do të bëhet me këto para", tha ai.
Se si do të ulen saktësisht çmimet e rritura të gazit dhe energjisë elektrike ende nuk dihet. Në rastin e gazit, një komision i ngritur nga qeveria ka propozuar që qeveria federale të marrë fillimisht faturat e dhjetorit dhe të veprojë në bazë të tyre. Në dhjetor pritet një zbritje për këtë muaj.
Ndërsa prej muajit mars pritet të përcaktohet edhe çmimi më i lartë i gazit, për 80 për qind të konsumit normal, që do të thotë se konsumatori për këtë sasi gazi do të ketë një garanci të çmimit të caktuar. Edhe tek energjia elektrike po mendohet për përcaktimin e një kufiri të tillë të çmimit. Por qeveria insiston që qytetarët të kursejnë, pavarësisht çmimeve. DW
E . S / SCAN
Sondazh

Kanali i ri në Detin Baltik do ta bëjë lundrimin e anijeve polake të pavarur nga Rusia!
Një festë e madhe për një rrugë të shkurtër: Në mes të muajit shtator, kryeministri polak Mateusz Morawiecki dhe presidenti i shtetit Andrzej Duda inauguruan......

Për herë të parë Italia ka në krye të qeverisë një grua - Giorgia Meloni betohet si kryeministre!
dhe njëkohësisht një ekstremiste të djathtë. Kryetarja e partisë së ekstremit të djathtë „Vëllezërit e Italisë", Giorgia Meloni, të shtunën u betua si......

Përgjysmohet deficiti buxhetor i SHBA-së - Arrin në mbi 1 trilionë dollarë për vitin fiskal 2022!
Qeveria e SHBA-së raportoi se deficiti buxhetor u ul gati me 50% krahasuar me një vit më parë, në 1.375 trilion dollarë, për shkak të zbehjes së shpenzimeve të......

Rezervat europiane të gazit, në duar të privatit - Nga Italia, në Holandë vetëm rreth 10% e depozitave kontrollohen nga shteti
Depozitat e gazit natyror të vendeve europiane aktualisht janë me kapacitet mesatar që arrin në 92%. Por, e vërteta e hidhur është se nga Italia në Holandë,......

Bllokimi i biznesit, Shehaj tregon dokumentet e rregullta - Deputeti reagon përsëri: Publikon lejen e ndërtimit dhe aktin noterial të qirasë
Pas përplasjeve në Kuvend, Deputeti Agron Shehaj ka vijuar reagimet ndaj vendimit të Qeverisë për bllokimin e një biznesi të tij me argumentin se ai kryen......

Sa para’ do të marrin bashkitë në 2023? - Rritet financimi, 6 njësi të vetëqeverisjes vendore më të “përkëdhelurat”
Fondi i vënë në dispozicion nga buxheti i shtetit për 61 bashkitë në vend gjatë vitit 2023 ka pësuar rritje me rreth 4.2 miliardë lekë rritje, duke u......

Operacioni/ Bllokohen 500 mijë euro në Portin e Durrësit! Ishin fshehur në 6 qese plasmasi
Në portin e Durrësit, si rezultat i një hetimi njëmujor të kryer nga Policia Kriminale e DVP Durrës, për mundësinë e futjes së një shume të madhe eurosh në......

Iute Credit sjell në Shqipëri përvojën estoneze - Ajdini: Qytetarët nuk duan shumë letra e sportele, por të kryejnë veprimet me celularë
Kompania Iute Credit Albania ka sjelë në Tiranë përvojën estoneze të shërbimeve elektronike, një prej shteteve lider botëror sa u përket sisteme......