Shqipëria Postuar më 5 Tetor 2024, 12:10

Skema për vetëprodhimin e energjisë elektrike - Në 8 muaj, 1249 autokonsumatorë hodhën në rrjet 1200 mWh energji

Nga SCAN TV
Skema për vetëprodhimin e energjisë elektrike - Në 8 muaj,

Ola Mitre / SCAN

 

Vetëprodhuesit e energjisë elektrike kanë injektuar një sasi të vogël energjie në rrjet, çka sugjeron se pjesa dërrmuese ka qenë e nevojshme për plotësimin e nevojave të tyre. Sipas të dhënave zyrtare, në 8 muajt e parë të vitit vetëprodhuesit e lidhur në tensionin 35 KV dhe 20 KV injektuan në rrjet një total prej 1200 mWh, me një rritje prej 700 mWh në raport me 6 - mujorin.

Pavarësisht vlerave modeste, këto shifra janë të rëndësishme në drejtim të funksionimit të kësaj skeme, pasi vetëprodhimi i energjisë elektrike paraqet një sërë avantazhesh, duke nisur nga kostot e ulta për konsumatorët e deri te krijimi i një sistemi energjie më të qëndrueshëm, më gjithëpërfshirës dhe me më pak emetime karboni.

Sipas legjislacionit në fuqi, çdo abonent që zotëron impiant fotovoltaik për qëllime vetëprodhuese mund të injektojë energjinë e tepërt të prodhuar në rrjetin e shpërndarjes me qëllim shfrytëzim e saj në një periudhë deri në një vit, ndërsa bilanci neto dhe faturimi bëhen në bazë vjetore, për çdo pikë matjeje të autorizuar.

Sipas të dhënave të fundit të disponueshme, numri total i konsumatorëve që mbajnë statusin e vetëprodhuesit të energjisë elektrike është 1,249, ndërkohë që kapaciteti total i instaluar nga kjo kategori shkoi në 119 mWp. 60% e këtyre impianteve janë të pozicionuar në Tiranë dhe Durrës.

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat