Bota Postuar më 25 Qershor 2022, 11:12

Sindikata, për herë të parë në një dyqan Apple - Kompania u përpoq ta shmangte duke rritur pagat me dy dollarë më shumë në orë

Nga SCAN TV

Sindikata ka hyrë për herë të parë në një dyqan Apple në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ka ndodhur në Merilend, ku dy të tretat e nëpunësve kanë votuar që të përfaqësohen nga sindikata e makinistëve dhe punëtorëve të hapësirës ajrore që përfaqëson rreth 600 mijë persona: nëpunës dhe pensionistë

Një vendim historik që përforcon tendencën e kohëve të fundit për sindikalizimin e dyqaneve të mallrave të vogla, restoranteve dhe kompanive të mëdha si Amazon e Starbucks.

Sipas raportimeve të Nju Jork Times, Apple u përpoq të shmangte këtë hap duke rritur pagat me dy dollarë më shumë në orë - nga 20 në 22 - dhe duke organizuar takime individuale për të dëgjuar ankesat e të punësuarve.

Në Atlanta kjo strategji funksioni dhe nëpunësit e braktisën idenë e përfaqësimin nga një sindikatë. Sindikatat e qytetit dorëzuan një denoncim formal në Bordin kombëtar për marrëdhëniet e punësimit, duke akuzuar Apple se i kishte përcuar nëpunësve mesazhe kundër sindikatave gjatë takimeve mes palëve. Por ende nuk është vendosur nga bordi nëse kjo akuzë është e bazuar në fakte.

Por pas rastit në Baltimorë pritet efekti domino në 270 dyqane të tjera të Shteteve të Bashkuara të Amerikës pasi sipas sindikatave dhjetëra dyqane po lëvizin në këtë drejtim.

SCAN

https://www.youtube.com/watch?v=GDIBA_04Xxk

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat