Siguria kibernetike për Amazon, Google dhe Microsoft - BE propozon rregulla më të ashpra për kompanitë e mëdha

Amazon, Google, Microsoft i Alphabet dhe ofruesit e tjerë të shërbimeve ‘cloud’ jo të Bashkimit Europian që kërkojnë të sigurojnë një etiketë të sigurisë kibernetike të BE-së për të trajtuar të dhëna të ndjeshme mund ta bëjnë këtë vetëm nëpërmjet një sipërmarrjeje të përbashkët me një kompani me bazë në BE, sipas një draft dokumenti.
Gjigantët e teknologjisë amerikane dhe të tjerët të përfshirë në sipërmarrjen e përbashkët mund të kenë vetëm një pakicë të aksioneve dhe punonjësit që kanë akses në të dhënat e BE-së duhet t'i nënshtrohen një kontrolli specifik dhe duhet të jenë me bazë në një nga vendet e bllokut 27 anëtarësh.
Dokumenti shton se shërbimi ‘cloud’ duhet të operohet dhe mirëmbahet nga BE-ja, dhe të gjitha të dhënat e klientëve të shërbimit duhet të ruhen dhe përpunohen në BE dhe se ligjet e BE-së kanë përparësi ndaj ligjeve jo të BE-së në lidhje me ofruesin e këtij shërbimi.
Projekt-propozimi i fundit nga agjencia e BE-së për sigurinë kibernetike, ENISA, ka të bëjë me një skemë certifikimi të BE-së – EUCS - që do të garantonte sigurinë kibernetike të shërbimeve ‘cloud’ dhe do të përcaktonte se si qeveritë dhe kompanitë në bllok zgjedhin një shitës për biznesin e tyre.
Ndërsa dispozitat e reja nënvizojnë shqetësimet e BE-së për ndërhyrje nga shtetet jo anëtare të BE-së, por ka të ngjarë që të shkaktojnë kritika nga gjigantët e teknologjisë amerikane të shqetësuar për mbylljen nga tregu europian.
Big Tech po shikon tregun qeveritar të cloud për të nxitur rritjen në vitet e ardhshme ndërsa një bum i mundshëm në Inteligjencën Artificiale pas suksesit viral të ChatGPT të OpenAI mund të rrisë gjithashtu kërkesën për shërbimet cloud.
Dokumenti tregon se rregullat më të ashpra do të zbatohen për të dhënat personale dhe jopersonale me ndjeshmëri të veçantë, kur një shkelje mund të ketë një ndikim negativ në rendin publik, sigurinë publike, jetën ose shëndetin e njerëzve, ose mbrojtjen e pronësisë intelektuale. Drafti i fundit mund të copëtojë tregun e vetëm të BE-së pasi çdo vend ka lirinë e plotë për të vendosur kërkesat sa herë që e sheh të arsyeshme, sipas ekspertëve të sektorit.
Vendet e BE-së do të shqyrtojnë draftin më vonë këtë muaj, pas së cilës Komisioni Europian do të miratojë një skemë përfundimtare.
Dorina Kurtaj / SCAN
Sondazh

Biden përjashton mospagimin e borxhit - Presidenti amerikan, në bisedime për ndryshimin e kufirit të tij
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Joe Biden dhe ligjvënësit kryesorë ranë dakord për bisedime të mëtejshme që synojnë të thyejnë një bllokim mbi......

Më pak grekë rrezikojnë varfërinë - Të ardhurat për frymë rikthehen në nivelet e vitit 2012
Pak më shumë se një në katër qytetarë në Greqi ishte në rrezik të varfërisë ose përjashtimit social në vitin 2022, një përqindje më e ulët se në vitin 2021 dhe......

“Slow tv” çmend suedezët - Natyra dhe kafshët, në transmetim të drejtpërdrejtë
I njohur si ‘slow tv’ me në qendër natyrën dhe jetën e kafshëve, ky është një format televiziv afatgjatë, por shumë i popullarizuar nga audienca suedeze:......

“Viti i artë” i turizmit shton fitimet për cisternat - Industria e udhëtimeve rrit kërkesën për karburante
Pavarësisht një “vale” inflacioni që goditi konsumatorët, udhëtimet shënuan një rritje krahasuar me vitin 2022. Në tre muajt e parë të 2023 - shit, ‘Expedia’......

OECD: Gjermania, vendi me taksa ndër më të lartat!
Gjermania bën pjesë ndër vendet me taksa nga më të lartat krahasuar me vendet e tjetra të industrializuara të botës. Ajo renditet e dyta në radhën e vendeve të......

Nafta tregtohet pranë 76 USD për fuçi - Rritja e rezervave në SHBA sugjeron ngadalësim të kërkesës
Nafta po qëndron në rënie në sesionin e sotëm, duke i dhënë fund tre ditëve me radhë në rritje. Të dhënat mbi rezervat e naftës në SHBA treguan një rritje,......

Dollari i rikthehet humbjeve - Biden dhe Kongresi dështojnë të arrijnë marrëveshje mbi tavanin e borxhit
Dollari është dobësuar lehtë në sesionin e sotëm, pasi presidenti amerikan, Joe Biden dhe ligjvënësit kryesorë dështuan të arrinin një marrëveshje mbi rritjen......

Bursat europiane, të qëndrueshme - Investitorët presin inflacionin në SHBA, parashikohet në 5%
Tregjet europiane janë hapur me ndryshime të vogla në sesionin e sotëm, pasi investitorët po presin të dhënat mbi inflacionin në SHBA, që do të japin një......