Biden përjashton mospagimin e borxhit - Presidenti amerikan, në bisedime për ndryshimin e kufirit të tij

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Joe Biden dhe ligjvënësit kryesorë ranë dakord për bisedime të mëtejshme që synojnë të thyejnë një bllokim mbi rritjen e kufirit të borxhit të SHBA-së prej 31.4 trilionë dollarë, vetëm tre javë përpara se vendi të detyrohet në një falimentim të paprecedentë.
Pas rreth një ore bisedimesh në Zyrën Ovale, Biden, një demokrat, dhe kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve, Kevin McCarthy, një republikan, angazhuan ndihmësit e tyre në diskutime të përditshme rreth fushave të marrëveshjes së mundshme ndërkohë që afati i fundit është data 1 qershor.
Biden, McCarthy dhe tre liderët e tjerë të lartë të kongresit do të takohen sërish të premten. Kreu i Shtëpisë së Bardhë i cilësoi bisedimet "produktive" dhe u ofroi republikanëve disa kompromise të mundshme, duke përfshirë qasjen më të ashpër për herë të parë, në tërheqjen e fondeve të pashpenzuara të ndihmës për koronavirusin për të zvogëluar shpenzimet e qeverisë.
Por ai përsëriti se republikanët duhet të heqin dorë nga kërcënimi i falimentimit. Ai nuk përjashtoi përfundimisht përdorimin e amendamentit të 14-të të Kushtetutës së SHBA-së, një qasje e paprovuar më parë, që do ta shpallte kufirin e borxhit jokushtetues. Të bësh këtë do të kërkonte proces gjyqësor, tha Biden, por është një opsion që ai mund ta marrë në konsideratë në të ardhmen. Presidenti amerikan theksoi se të gjithë të pranishmit në takim e kuptuan rrezikun e falimentimit.
Republikani McCarthy nga ana e tij theksoi mungesën e progresit pas takimit. Ai u shpreh se nuk kishte parë asnjë lëvizje të re, duke u ankuar se Biden nuk pranoi bisedime të mëtejshme ndërsa koha po mbaronte. Sipas tij kjo nuk ishte mënyra e duhur për të qeverisur.
Por ai tha se Biden tregoi se ishte i hapur për të diskutuar reformat në procesin e lejeve për projektet e reja të energjisë si pjesë e bisedimeve. Ekonomistët paralajmërojnë se një mospagim i gjatë në kohë mund ta dërgojë ekonominë amerikane në një recesion të thellë me papunësi në rritje, ndërsa destabilizon një sistem financiar global të ndërtuar mbi bonot e SHBA. Investitorët po përgatiten për pasojat.
Dorina Kurtaj / SCAN
Sondazh

Më pak grekë rrezikojnë varfërinë - Të ardhurat për frymë rikthehen në nivelet e vitit 2012
Pak më shumë se një në katër qytetarë në Greqi ishte në rrezik të varfërisë ose përjashtimit social në vitin 2022, një përqindje më e ulët se në vitin 2021 dhe......

“Slow tv” çmend suedezët - Natyra dhe kafshët, në transmetim të drejtpërdrejtë
I njohur si ‘slow tv’ me në qendër natyrën dhe jetën e kafshëve, ky është një format televiziv afatgjatë, por shumë i popullarizuar nga audienca suedeze:......

“Viti i artë” i turizmit shton fitimet për cisternat - Industria e udhëtimeve rrit kërkesën për karburante
Pavarësisht një “vale” inflacioni që goditi konsumatorët, udhëtimet shënuan një rritje krahasuar me vitin 2022. Në tre muajt e parë të 2023 - shit, ‘Expedia’......

OECD: Gjermania, vendi me taksa ndër më të lartat!
Gjermania bën pjesë ndër vendet me taksa nga më të lartat krahasuar me vendet e tjetra të industrializuara të botës. Ajo renditet e dyta në radhën e vendeve të......

Nafta tregtohet pranë 76 USD për fuçi - Rritja e rezervave në SHBA sugjeron ngadalësim të kërkesës
Nafta po qëndron në rënie në sesionin e sotëm, duke i dhënë fund tre ditëve me radhë në rritje. Të dhënat mbi rezervat e naftës në SHBA treguan një rritje,......

Dollari i rikthehet humbjeve - Biden dhe Kongresi dështojnë të arrijnë marrëveshje mbi tavanin e borxhit
Dollari është dobësuar lehtë në sesionin e sotëm, pasi presidenti amerikan, Joe Biden dhe ligjvënësit kryesorë dështuan të arrinin një marrëveshje mbi rritjen......

Bursat europiane, të qëndrueshme - Investitorët presin inflacionin në SHBA, parashikohet në 5%
Tregjet europiane janë hapur me ndryshime të vogla në sesionin e sotëm, pasi investitorët po presin të dhënat mbi inflacionin në SHBA, që do të japin një......

Dita nis me të ‘kuqe’ për valutat kryesore!
Dollari amerikan e ka nisur ditën në rënie këtë mëngjes pas rritjes që regjistroi një ditë më parë teksa është blerë sot me 100.6 lekë dhe është shitur me......