Siemens largohet nga Rusia - Humbja nga ky vendim shkon në 600 milionë euro!
Siemens do të largohet nga tregu rus për shkak të luftës në Ukrainë duke i dhënë një goditje prej 600 milion♪7 eurosh biznesit të saj; por parashikohen dhe humbje të mëtejshme.
Grupi gjerman industrial dhe i teknologjisë është kompania e fundit multinacionale që konfirmon humbje financiare si pasojë e vendimit për t’u tërhequr nga Rusia, që nga 24 shkurti kur Moska nisi atë që e cilësoi si një operacion special në Ukrainë,
Gjatë katër mujorit të dytë Siemens i janë shkaktuar 600 milionë euro dëme ndërkohë që priten dhe shpenzime të tjera si pasojë e sanksioneve të vendosura ndaj Rusisë. Fitimet e kompanisë shënuan një rënie prej 5% ndërsa analistët parashikojnë dhe më pak të ardhura në katër-mujorin e dytë.
Kompania me seli në Mynih kishte punësuar 3 mijë persona në Rusi ku ka qenë active për 170 vjet. Siemens u vendos në Rusi në vitin 1851 për të shpërndarë aparatura për linjën telegrafike Moskë – Shën Petërburg.
Vendi aktualisht kontribuon deri në 1% të të ardhurave vjetore të Siemens, meqenëse biznesi është kryesisht i përqendruar me mirëmbajtjen dhe shërbime të tjera në trenat me shpejtësi të lartë.
Sipas zyrtarëve të kompanisë zyrat e degëve në Moskë dhe në Shën Petërsburg po boshatisen. Një gjë e tillë ka ndikuar dhe një fitimet e përgjithshme të kompanisë të cilat shënuan 1.21 miliardë euro neto, duke mos përmbushur parashikimet e analistëve për 1.73 miliardë euro.
Kompania regjistroi një fitim industrial prej 1.78 miliardë euro, 13% më pak se një vit më parë duke mos realizuar dot objektivat. Por gjithsesi kërkesat janë të shumta, me një rritje prej 22%. Për këtë vit pritet një rritje nga 6 në 8% të të ardhurave.
SCAN
Sondazh

Nafta humb mbi 1% nga frika e recesionit - Çmimet janë nën presion këtë javë, së bashku me tregjet financiare globale!
Çmimet e naftës ranë me më shumë se 1% të enjten në një javë të paqëndrueshme, pasi shqetësimet ekonomike dhe frika e recesionit mbizotëruan në tregjet......

Greqia po përballet me një krizë të re ekonomike - Qytetarët, të zemëruar me qeverinë. Kërkojnë më shumë mbështetje!
Grekët po përballen me një krizë të re ekonomike, në një kohë që cmimet vijojnë të rriten dhe shumë qytetarë përpiqen të kursejnë kryesisht tek produktet......

“Tkurret” ekonomia britanike gjatë marsit - Tremujorin e parë të 2022 shënoi një rritje prej 0.8%!
Ekonomia e Britanisë së Madhe regjistroi një tkurrje të papritur prej 0.1% në muajin mars të këtij viti, dhe pse në tremujorin e parë të këtij viti shënoi një......

Rritje rekord e energjisë së rinovueshme - Pavarësisht shtrenjtimit të çmimeve dhe problemeve me furnizimet
Sipas Agjencisë Ndërkombëtare për Energjinë, shqetësimi në rritje për sigurimin e energjisë dhe ndryshimet klimatike do të inkurajojë kapacitete të reja rekord......

Rritet inflacioni në SHBA - Regjistrohen shumë pak fitime nga shitjet, bie forca konsumatore!
Fuqia blerëse në Shtetet e Bashkuara të Amerikës është ngadalësuar ndjeshëm në muajin prill në një moment që cmimi i benzinës ka nisur të zbresë nga rekordet e......

Pasuria nëntokësore, bie prodhimi me 21.7% - Viti i pandemisë, lënda e parë e prodhuar, në rënie me 3 milionë ton!
Toka, nëntoka por edhe ujërat në Shqipëri kanë prodhuar rreth 18.5 milionë ton materiale gjatë vitit 2020, tregojnë të dhënat më të fundit nga Instituti i......

Rikthehet Vetting në Polici! Kush do kalojë në sitë? - Ligji i ri: Rivlerësim pasurive e integritetit vetëm drejtuesve, vihet 2008 kufi për pasurinë!
Pas pezullimit prej rreth një viti, duket se Vetting-u në radhët e policisë së shtetit, por me një seri ndryshimesh. Ministria e Brendshme ka hedhur për......

“Çmimet s’kanë prekur ende kulmin, do rriten akoma” - Parashikime të zymta të BSH për inflacionin, do nisë rënien vetëm në 2023, normalizimi në 2024
Ndërsa 3 muajt e parë të vitit kanë shënuar një rritje çmimesh përtej parashikimeve, edhe më pesimiste janë pritshmëritë e Bankës së Shqipërisë për muajt e......