Pasuria nëntokësore, bie prodhimi me 21.7% - Viti i pandemisë, lënda e parë e prodhuar, në rënie me 3 milionë ton!
Toka, nëntoka por edhe ujërat në Shqipëri kanë prodhuar rreth 18.5 milionë ton materiale gjatë vitit 2020, tregojnë të dhënat më të fundit nga Instituti i Statistikave. Këto materiale i referohen biomasës, pra kryesisht produkteve bujqësore, peshkimit (përjashtuar blegtorinë), mineraleve metalike dhe jo metalike, pra kryesisht materialet e minierave dhe nëntokës, ndërtimit, etj., materialeve të energjisë fosile, kryesisht hidrokarbure.
Shifrat tregojnë se, viti 2020, ai i pandemisë, regjistron nivelin më të ulët të lëndës së parë të nxjerrë nga burimet e brendshme natyrore në Shqipëri, të paktën që prej vitit 2016, kur edhe të dhënat janë publike. Gjatë vitit paraardhës, atë 2019, lënda e parë e prodhuar nga burimet e brendshme natyrore në vend fiksohej në 21.9 milionë ton në tërësi. Pra, gjatë 2020-ës, rënia fiksohet në 15.6%.
Por nga se përbëhet lënda e parë e prodhuar nga burimet e brendshme natyrore në vend? Në vend të parë qëndrojnë mineralet jo metalike, me 46% të totalit. Në vend të dytë, me 40% ndjek biomasa, pra kryesisht produktet bujqësore, në vend të tretë mineralet metalike, me 8% të totalit dhe në vend të fundit, me vetëm 6%, materialet e energjisë fosile, pra kryesisht hidrokarburet. Krahasuar me vitin para pandemisë, vihet re se struktura e këtyre lëndëve të para ka ndryshuar disi. Lëndët e para të nxjerra kryesisht nga nëntoka, si ato të energjisë fosile, metalet, dhe materialet jo metalike kanë pësuar një rënie të ndjeshme.
Këto tre kategori numëronin rreth 14.18 milion ton lëndë të parë të prodhuar në 2019, dhe vetëm 11.09 milionë ton në 2020-ën, pra në rënie me 21.7% gjatë vitit të pandemisë, ose me rreth 3.1 milionë ton. Lëndët e para të prodhuara nga biomasa ndërkohë regjistrojnë një rënie më të lehtë. Kjo gjë ka bërë që struktura të ndryshojë disi gjatë 2020-ës, në favor të lëndëve të para nga biomasa.
Sa i përket eksporteve të këtyre produkteve, shifrat zyrtare tregojnë një rënie të tyre me 2.9% në 2020-ën, për një total prej rreth 4.1 milionë ton të eksportuara. Por, jo e njëjta gjë ka ndodhur me importet, të cilat janë rritur me 3.2%, për një total prej rreth 4.9 milionë ton. Sa i përket varësisë së Shqipërisë nga importi për këto produkte, ajo fiksohet në 20.9% në 2020-ën, nga rreth 17.8% që ishte kjo shifër në 2019-ën, apo vetëm 12.5% në 2012-ën.
Nga ana tjetër, sa i përket përdorimit të brendshëm të materialeve të prodhuara nga burimet natyrore, ku veç prodhimit të brendshëm llogaritet edhe diferenca mes importit dhe eksportit, vëmë re se për banor, shifra fiksohet në 6.8 ton në vit në 2020-ën, nga 7.9 ton në vit në 2019-ën. Në vitin 2016 kjo shifër fiksohej në 9.9 ton për banor. Sa i përket çmimit mesatar të këtyre materialeve, në 2020-ën, sipas Instat fiksohet në 85 lekë për kilogram, nga 75.2 lekë që ishte çmimi mesatar për kilogram në 2019-ën.
Roel Korkuti / SCAN
Sondazh

Rikthehet Vetting në Polici! Kush do kalojë në sitë? - Ligji i ri: Rivlerësim pasurive e integritetit vetëm drejtuesve, vihet 2008 kufi për pasurinë!
Pas pezullimit prej rreth një viti, duket se Vetting-u në radhët e policisë së shtetit, por me një seri ndryshimesh. Ministria e Brendshme ka hedhur për......

“Çmimet s’kanë prekur ende kulmin, do rriten akoma” - Parashikime të zymta të BSH për inflacionin, do nisë rënien vetëm në 2023, normalizimi në 2024
Ndërsa 3 muajt e parë të vitit kanë shënuar një rritje çmimesh përtej parashikimeve, edhe më pesimiste janë pritshmëritë e Bankës së Shqipërisë për muajt e......

Bizneset, “të lodhura” nga inspektimet e panumërta: “Të ulet numri i inspektorateve dhe të ketë sistem karriere”!
Sipërmarrjet kërkojnë nga qeveria që të përfundojë sa më shpejt reforma në fushën e inspektimit, me qëllim reduktimin e inspektoriateve, uljen e numrit të......

Edhe bimët mjekësore “infektohen” nga kriza - Gjoka: Eksportet regjistrojnë rritje minimale, janë shtuar kostot!
Viti 2022 nuk ka nisur me këmbë të mbarë për industrinë e bimëve aromatiko-mjekësore pasi rritja e kostove të transportit por edhe kriza në tërësi kanë bërë që......

Kina bën zbulimin befasues: Gjen prova uji në Mars!
Roveri Zhurong i Kinës ka gjetur prova që sugjerojnë se uji ka qëndruar në Mars për shumë më gjatë sesa pritej. Zhurong u ul në një fushë të madhe në......

Volkswagen po rikthen Scout si një SUV elektrik – Makina pritet të rihyjë në treg pas 4 dekadash
Scout, një konkurrent i dikurshëm i Ford Broncos dhe Jeep që u shit për herë të fundit më shumë se katër dekada më parë, po ringjallet nga Volkswagen si një......

Elon Musk: Amerikanët "po përpiqen të shmangin punën nga zyra", ndryshe nga punëtorët kinezë që "do të punojnë aty deri në 3 të mëngjesit".
Elon Musk, CEO i Tesla dhe SpaceX, tha se ai pret që Kina të prodhojë "disa kompani shumë të forta" për shkak të fuqisë punëtore të vendit. "Ka shumë njerëz......

IEA ‘merr kthesën’: Bota nuk do të mbetet pa naftë edhe me prodhim më të ulët nga Rusia!
Bota nuk do të mbetet pa naftë edhe me prodhim më të ulët nga Rusia e goditur nga sanksionet, tha të enjten Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë (IEA), në një......