Shqipëria Postuar më 12 Maj 2022, 13:14

Rikthehet Vetting në Polici! Kush do kalojë në sitë? - Ligji i ri: Rivlerësim pasurive e integritetit vetëm drejtuesve, vihet 2008 kufi për pasurinë!

Nga SCAN TV

Pas pezullimit prej rreth një viti, duket se Vetting-u në radhët e policisë së shtetit, por me një seri ndryshimesh. Ministria e Brendshme ka hedhur për konsultim publik një draft që sjell shumë ndryshime në numrin e punonjësve të rendit që do të kalohen në sitë për pasurinë, profesionalizmin dhe lidhjet e dyshimta, por edhe mënyrën si do kryhet procesi i rivlerësimit. Institucioni përgjegjës për procesin e vlerësimit tashmë është Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, e cila organizon trupa vlerësimit me 3 anëtarë për këtë qëllim.

Ndërkohë që ndryshmi thelbësor ka të bëjë me reduktimin e numrit të efektivëve që do të kalohen në sitë. Ndërsa Ligji fillestar parashikoi kalimin në sitë të gjithë personelit të forcave të rendit, rreth 13 mijë efektivë në total, drafti parashikon që në proces rivlerësimi të përfshihen vetëm drejtuesit e rangjeve të larta dhe efektivët me risk të lartë.

Specifikisht, drafti parashikon që në sitë të kalojnë nivelet e mëposhtme: drejtor dhe zëvendësdrejtor i përgjithshëm, drejtor departamenti, drejtor i Drejtorisë Qendrore, drejtor në strukturat e veçanta, drejtor e zëvendësdrejtor vendor, drejtor në drejtoritë e kufirit dhe migracionit, shef komisariati, shef sektori në nivel qendror e vendor që mbulon fushën e krimit të organizuar, krimit ekonomik/financiar dhe policisë rrugore në Policinë e Shtetit. E njëjta gjë vlen edhe për strukturat e Gardës së Republikës, si dhe për anëtarët e trupave të Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore të cilët do kryejnë procesin e Vetting-ut.

Element tjetër i rëndësishëm është vendosja e afatit kohor për rivlerësimin e pasurisë, i cili në draftin fillestar ishte lënë pa kufi. Tashmë si kufi për pasurinë do jetë viti 2008 Ata do jenë të detyruar të deklarojnë çdo pasuri të akumuluar prej këtij viti, bashkë me personat e lidhur e fëmijët e tyre, ndërkohë që nuk u lejohet gjendje parash cash në vlerë më të madhe se 1.5 milionë lekë.

Lorenc Rabeta / SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat