Shqipëria Postuar më 12 Maj 2022, 13:05

Edhe bimët mjekësore “infektohen” nga kriza - Gjoka: Eksportet regjistrojnë rritje minimale, janë shtuar kostot!

Nga SCAN TV
Edhe bimët mjekësore “infektohen” nga kriza - Gjoka:

Viti 2022 nuk ka nisur me këmbë të mbarë për industrinë e bimëve aromatiko-mjekësore pasi rritja e kostove të transportit por edhe kriza në tërësi kanë bërë që eksportet të mos ndjekin trendin e viteve të kaluara, por të kenë një rritje modeste vetëm 2 për qind.

Në një intervistë për SCAN, Kreu i Shoqatës së Bimëve Aromatiko-Mjekësore, Filip Gjoka, thekson se sektori nuk është në ditët më të mira.

Sipas tij, subvencionet e dhëna për këtë industri janë të pamjaftueshme dhe nuk kanë ndikimin e duhur në zgjerimin e sektorit.

Sektori i bimëve aromatiko mjekësore numëron 31 kompani eksportuese dhe mbi 80 mijë të punësuar, kryesisht në zonat malore të vendit.

Elisabeta Dosku / SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat