“Çmimet s’kanë prekur ende kulmin, do rriten akoma” - Parashikime të zymta të BSH për inflacionin, do nisë rënien vetëm në 2023, normalizimi në 2024
Ndërsa 3 muajt e parë të vitit kanë shënuar një rritje çmimesh përtej parashikimeve, edhe më pesimiste janë pritshmëritë e Bankës së Shqipërisë për muajt e tjerë të vitit. Ajo parashikon rritje të çmimeve përgjatë gjithë vitit 202, tendencë që pritet të ndryshoje vetëm vitin e ardhshëm, ndërkohë që kthimin e normës së inflacionit në vlerat normale do ta shohim vetëm në vitin 2024.
Parashikimi vjen përmes Raportit Tremujor të Politikave Monetare të sapo publikuar nga Banka e Shqipërisë.
Shkak, sipas Bankës së Shqëiprisë, është bërë Konflikti Rusi-Ukrainë, i cili po ndikon negativisht ekonominë botërore përmes rritjes së çmimeve, pengesave në furnizim dhe rritjes së pasigurisë. Deri më tani, ndikimi më i dukshëm i tij ka qenë tek çmimet e lëndëve të para, të cilat kanë arritur kulme të reja shumëvjeçare, në reflektim të rolit të rëndësishëm të Rusisë dhe Ukrainës si prodhues të lëndëve djegëse, grurit dhe vajrave bimore.
Inflacioni u rrit në 4.4% në tremujorin e parë, duke kërcyer nga 3.7% në muajin janar, në 5.7% në muajin mars. Një rritje e shpejtë u vërejt tek çmimet e ushqimeve dhe të naftës, të ndikuara kryesisht nga rritja e fortë e këtyre çmimeve në tregjet botërore.
Presionet për rritjen e çmimeve po zgjerohen, ndërsa rritja e kostove të lëndëve energjetike po përcillet edhe tek çmimet e sektorëve të tjerë, nënvizon në raport Banka e Shqipërisë.
Inflacioni parashikohet të përshpejtohet në vitin 2022 dhe të vijë në rënie gjatë vitit 2023., parashikon Banka e Shqipërisë në Raport Në afatin e shkurtër, presionet inflacioniste pritet të nxiten si nga faktorë të brendshëm – rritja e kërkesës, punësimit e pagave – ashtu edhe nga faktorë të jashtëm – çmimet e larta në tregjet globale. “Më tej, nën supozimin e gjetjes së një zgjidhjeje për konfliktin, tensionet në tregjet ndërkombëtare pritet të qetësohen duke lehtësuar presionet mbi inflacion.
Ky i fundit parashikohet të kthehet në objektiv, duke nisur nga fillimi i vitit 2024”, thekson në raport Banka e Shqipërisë.
Lorenc Rabeta / SCAN
Sondazh

Bizneset, “të lodhura” nga inspektimet e panumërta: “Të ulet numri i inspektorateve dhe të ketë sistem karriere”!
Sipërmarrjet kërkojnë nga qeveria që të përfundojë sa më shpejt reforma në fushën e inspektimit, me qëllim reduktimin e inspektoriateve, uljen e numrit të......

Edhe bimët mjekësore “infektohen” nga kriza - Gjoka: Eksportet regjistrojnë rritje minimale, janë shtuar kostot!
Viti 2022 nuk ka nisur me këmbë të mbarë për industrinë e bimëve aromatiko-mjekësore pasi rritja e kostove të transportit por edhe kriza në tërësi kanë bërë që......

Kina bën zbulimin befasues: Gjen prova uji në Mars!
Roveri Zhurong i Kinës ka gjetur prova që sugjerojnë se uji ka qëndruar në Mars për shumë më gjatë sesa pritej. Zhurong u ul në një fushë të madhe në......

Volkswagen po rikthen Scout si një SUV elektrik – Makina pritet të rihyjë në treg pas 4 dekadash
Scout, një konkurrent i dikurshëm i Ford Broncos dhe Jeep që u shit për herë të fundit më shumë se katër dekada më parë, po ringjallet nga Volkswagen si një......

Elon Musk: Amerikanët "po përpiqen të shmangin punën nga zyra", ndryshe nga punëtorët kinezë që "do të punojnë aty deri në 3 të mëngjesit".
Elon Musk, CEO i Tesla dhe SpaceX, tha se ai pret që Kina të prodhojë "disa kompani shumë të forta" për shkak të fuqisë punëtore të vendit. "Ka shumë njerëz......

IEA ‘merr kthesën’: Bota nuk do të mbetet pa naftë edhe me prodhim më të ulët nga Rusia!
Bota nuk do të mbetet pa naftë edhe me prodhim më të ulët nga Rusia e goditur nga sanksionet, tha të enjten Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë (IEA), në një......

Kontrata për koncesionin e triportit/ Investimi, 40 milionë euro. Dy shërbime të reja do të transferohen nga Porti i Vlorës!
6 muaj pas shpalljes së fituesit, qeveria ka miratuar kontratën e koncesionit për portin e integruar të Triportit në Vlorë, duke i hapur rrugë zbatimit të saj.......

Analizë/ A përbën një kërcënim për sistemin financiar rrëzimi i kriptomonedhave?!
Të martën, bitcoin ra shkurtimisht nën 30,000 dollarë për herë të parë në 10 muaj, ndërsa kriptovalutat në përgjithësi kanë humbur rreth 800 miliardë dollarë......