Greqia po përballet me një krizë të re ekonomike - Qytetarët, të zemëruar me qeverinë. Kërkojnë më shumë mbështetje!
Grekët po përballen me një krizë të re ekonomike, në një kohë që cmimet vijojnë të rriten dhe shumë qytetarë përpiqen të kursejnë kryesisht tek produktet ushqimore. Ata kërkojnë më shumë ndihmë nga qeveria ndërsa shpresat i kanë tek sezoni veror dhe turistët që pritet të vijnë
Në Greqi inflacioni është në pikën më të lartë që nga viti 1995. Cmimet vijojnë të rriten paralelisht me shqetësimet e pensionistëve dhe të punësuarve. Cmimet e gazit natyror janë rritur me 122.6% nga prilli i 2021-shit, cmimi i energjisë elektrike është rritur me 88.8%, cmimet e përgjithshme të qerave me 35.2% dhe ato të ushqimeve dhe pijeve me 10.9%.
Cmimi i qerasë së një garsionere arrin deri në 400 euro ndërkohë që qytetarët janë të zemëruar dhe kërkojnë më shumë ndihmë nga qeveria.
Pjesa më e madhe e pagës shkon për ushqime sipas sondazheve të zhvilluara në vend por dhe pensionet nuk janë të mjaftueshme për të mbijetuar. Janë të shumtë pensionistët të cilët janë borxh me furnizuesit e energjisë elektrike.
Kursimi duket se është kthyer në fjalën kryesore të ditës për miliona grekë të cilët po përballen me një krizë të re të rëndë ekonomike. Lufta në Ukrainë dhe sanksionet e vendosura ndaj Moskës kanë bllokuar rimëkëmbjen ekonomike pas pandemisë. Sipas sondazhit më të fundit të Institutit për Konsumin, grekët presin uljet dhe ofertat për të kursyer. 70% e tyre zgjedh në bazë të cmimeve, duke blerë gjëra që kushtojnë më pak. Që nga fillimi i vitit ka pasur një rritje të madhe të në shitjen e produkteve që nuk janë markë. Që nga ushqimet e deri tek ilacet.
Ndërkohë ata që e vuajnë më shumë janë tregtarët e vegjël. Njerëzit e kanë të vështirë të paguajnë qeranë, gazin, dhe blejnë shumë pak mallra. Janë të shumtë ata që kursejnë dhe në produktet ushqimore.
Ndërkohë vendi shpreson të mund të rimëkëmbet me sezonin veror dhe me mbërritjen e turistëve pas dy vitesh kufizime për shkak të pandemisë së Covid – 19.
SCAN
Sondazh

“Tkurret” ekonomia britanike gjatë marsit - Tremujorin e parë të 2022 shënoi një rritje prej 0.8%!
Ekonomia e Britanisë së Madhe regjistroi një tkurrje të papritur prej 0.1% në muajin mars të këtij viti, dhe pse në tremujorin e parë të këtij viti shënoi një......

Rritje rekord e energjisë së rinovueshme - Pavarësisht shtrenjtimit të çmimeve dhe problemeve me furnizimet
Sipas Agjencisë Ndërkombëtare për Energjinë, shqetësimi në rritje për sigurimin e energjisë dhe ndryshimet klimatike do të inkurajojë kapacitete të reja rekord......

Rritet inflacioni në SHBA - Regjistrohen shumë pak fitime nga shitjet, bie forca konsumatore!
Fuqia blerëse në Shtetet e Bashkuara të Amerikës është ngadalësuar ndjeshëm në muajin prill në një moment që cmimi i benzinës ka nisur të zbresë nga rekordet e......

Pasuria nëntokësore, bie prodhimi me 21.7% - Viti i pandemisë, lënda e parë e prodhuar, në rënie me 3 milionë ton!
Toka, nëntoka por edhe ujërat në Shqipëri kanë prodhuar rreth 18.5 milionë ton materiale gjatë vitit 2020, tregojnë të dhënat më të fundit nga Instituti i......

Rikthehet Vetting në Polici! Kush do kalojë në sitë? - Ligji i ri: Rivlerësim pasurive e integritetit vetëm drejtuesve, vihet 2008 kufi për pasurinë!
Pas pezullimit prej rreth një viti, duket se Vetting-u në radhët e policisë së shtetit, por me një seri ndryshimesh. Ministria e Brendshme ka hedhur për......

“Çmimet s’kanë prekur ende kulmin, do rriten akoma” - Parashikime të zymta të BSH për inflacionin, do nisë rënien vetëm në 2023, normalizimi në 2024
Ndërsa 3 muajt e parë të vitit kanë shënuar një rritje çmimesh përtej parashikimeve, edhe më pesimiste janë pritshmëritë e Bankës së Shqipërisë për muajt e......

Bizneset, “të lodhura” nga inspektimet e panumërta: “Të ulet numri i inspektorateve dhe të ketë sistem karriere”!
Sipërmarrjet kërkojnë nga qeveria që të përfundojë sa më shpejt reforma në fushën e inspektimit, me qëllim reduktimin e inspektoriateve, uljen e numrit të......

Edhe bimët mjekësore “infektohen” nga kriza - Gjoka: Eksportet regjistrojnë rritje minimale, janë shtuar kostot!
Viti 2022 nuk ka nisur me këmbë të mbarë për industrinë e bimëve aromatiko-mjekësore pasi rritja e kostove të transportit por edhe kriza në tërësi kanë bërë që......