Bota Postuar më 12 Maj 2022, 13:34

Rritje rekord e energjisë së rinovueshme - Pavarësisht shtrenjtimit të çmimeve dhe problemeve me furnizimet

Nga SCAN TV

Sipas Agjencisë Ndërkombëtare për Energjinë, shqetësimi në rritje për sigurimin e energjisë dhe ndryshimet klimatike do të inkurajojë kapacitete të reja rekord për energjinë e rinovueshme gjatë vitit 2022.

Kjo agjenci parashikon se brenda këtij viti do të prodhohen 320 gigavat, një sasi e barabartë me prodhimin vjetor të Gjermanisë, e cila shënoi një sasi rekord prej 295 gigavat në vitin 2021.

Prurjet shteësë të vitit të kaluar, si pasojë rritjes së energjisë diellore në Kinë dhe Europë, kanë frymëzuar dhe parashikimet për energjinë e rinovueshme këtë vit. Zhvillimet në tregun e energjisë muajt e fundit, sidomos në Europë, kanë vërtetuar dhe njëherë më shumë rolin thelbësor të energjisë së rinovueshme për sigurimin e energjisë por dhe për emetimin e gazit serë.

Impakti i pandemisë së Covid dhe pushtimit rus të Ukrainës është ndjerë në rritjen e inflacionit dhe cmimeve rekord të cmimeve të energjisë në disa prej ekonomive më të zhvilluara. Një situatë që ka shtyrë këto vende që të kërkojnë një energji më  të lirë.

Por rritja e energjisë së rinovoushme është penguar për shkak të vështirësive në zinxhirin e furnizimeve. Kostoja e instalimit të paneleve solare, mbetet sërish shumë e lartë për këtë vit, dhe situata do të jetë e njëjtë dhe vitin e ardhshëm.

Përpara pandemisë së Kovid, cmimet e paneleve diellore kishin rënë në mënyrë të vazhdueshme për një dekadë.

Rritja e energjisë së rinovueshme ishte më e fortë në Kinë, Bashkimin Europian dhe Amerikën Latine në vitin 2021. Një rritje e tillë nuk u shënua në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat