Europa Postuar më 12 Maj 2022, 13:35

“Tkurret” ekonomia britanike gjatë marsit - Tremujorin e parë të 2022 shënoi një rritje prej 0.8%!

Nga SCAN TV

Ekonomia e Britanisë së Madhe regjistroi një tkurrje të papritur prej 0.1% në muajin mars të këtij viti, dhe pse në tremujorin e parë të këtij viti shënoi një zgjerim të përgjithshëm prej 0.8%. Shifrat zyrtare pohojnë se kjo është pika më e lartë e krizës për vitin 2022 në një moment që shtrenjtimi i jetesës shkakton gjithnjë e më shumë pasoja.

Ekspertërt e ekonomisë, të pyetur nga agjencia e lajmeve Reuters, treguan se pritshmëritë ishin për produkti i brendshëm bruto i vendit të të ishte i sheshtë në muajin mars dhe të rritej me 1% në tremujorin e parë të këtij viti, në krahasim me tremujorin e fundit të vitit 2021.

Rënia e PBB-së ishte 0.2 për qind kryesisht në sektoret e shërbimeve më dominuese në vend. Ekonomia britanike regjistroi një rënie historike prej 9.3% në vitin 2020 dhe u rrit me 7.4% në vitin 2021, në atë që konsiderohet si luhatja më e fortë në prodhimin e një ekonomie të një vendi anëtar të G7-ës gjatë pandemisë së Kovid 19. Aktualisht PBB-ja e përgjithshme në bazë mujore është 1.2% më shumë në krahasim me periudhën para pandemisë të shkurtit 2020.

Gjithësesi ekonomistët e shohin Britaninë e Madhe gjithmonë e më shumë të rrezikuar për t’u rikthyer në recesion, si pasojë e luftës në Ukrainë e cila përkeqëson dhe më shumë situatën e krijuar për shkak të pandemisë. Në këtë kuadër Banka e Anglisë parashikon një rritje me më shumë se 10% të inflacionit brenda këtij viti.

Qeveria e kryeminsitri Boris Xhonson është nën presion të vazhdueshëm, për një mbështetje më të madhe ndaj familjeve pas shtrenjtimit të faturave të energjisë elektireke, gazit dhe karburanteve. Gjë që ka shënuar dhe një rënie rekord të konsumit.

Instituti Kombëtar i Kërkimeve Ekonomike dhe Sociale të Britanisë parashikoi se PBB-ja britanike do të ketë rënie në tremujorin e tretë dhe të katërt të këtij viti, duke bërë real përkufizimin teknik të një recesioni.

Një muaj më parë Fondi Monetar Ndërkombëtar parashikoi se Britania e Madhe, vitin e ardhshëm do të përjetonte rritjen më të dobët dhe inflacionin më të lartë të çdo ekonomie të madhe të zhvilluar.

SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat