Shqipëria në zgjedhje me 14 maj 2023! Presidenti i Republikës dekreton datën e zgjedhjeve vendore

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, caktoi 14 majin 2023 si datën e zhvillimit të zgjedhjeve vendore të ardhshme.
“Presidenti e vlerëson periudhën deri në zgjedhje si shumë të rëndësishme për përmbylljen me sukses të kësaj sfide demokracie për institucionet, partitë politike dhe gjithë shoqërinë shqiptare, si dhe thekson se është koha për të demonstruar përkushtim dhe bashkëpunim institucional, pjekuri politike dhe përgjegjshmëri qytetare. Presidenti Begaj nxit të gjitha palët që të shkojnë drejt kësaj date me përulësi dhe respekt ndaj qytetarëve dhe kundërshtarëve politikë. Kreu i Shtetit i fton votuesit të mos anashkalojnë detyrën qytetare të mirë-informimit mbi alternativat politike dhe ushtrimit të të drejtës së votës, të pandikuar nga interesa, që cënojnë votën dhe vullnetin e lire” shkruhet në njoftimin që shoqëron dekretin e kreut të shtetit.
Ndër të tjera, Presidenti Begaj nënvizon se Komisioni i Reformës Zgjedhore ka detyrimin të përshpejtojë punën dhe të adresojë në kohë të gjitha çështjet e dala nga rekomandimet e raportit të OSBE/ODIHR-it.
Me këtë rast, Presidenti Begaj vlerëson nevojën e vendosjes së normalitetit politik në pushtetin vendor dhe u bën thirrje partive politike që të shkojnë në këto zgjedhje me alternativa politike serioze e konkurruese, që kanë në qendër të vëmendjes qytetarin dhe standardet më të mira demokratike.
Sondazh

Shërbim dentar në qendrën shëndetësore “Fundjavë Ndryshe”. Investimi i ‘Tirana East Gate’, falas për shtresat në nevojë
Kompanitë e Grupit BALFIN kanë qenë vazhdimisht në krah të nismave që “Fundjava Ndryshe” ka ndërmarrë për njerëzit në nevojë. Së fundmi “Tirana East Gate......

Limiti i shpejtësisë në rrugë të bëhet 120 km/orë - Propozimi: Policia jo postoblloqe rutinore, jo heqje patente e jo “mega-gjoba”
Në Kuvend është depozituar një nismë ligjore për amendimin e Kodit Rrugor, që synon të ndryshojë disa rregulla ekzistuese. Nisma mban firmën e deputetëve të......

400 vacancies in Albanian prisons - Security in danger
The Prisons Police department is having trouble because of insufficient staff. This was noticed in the new draft law that has been submitted for public......

Çmimet e naftës bien mbi 1% - Pasi zhgënjejnë të dhënat e kërkesës nga Kina
Çmimet e naftës ranë me më shumë se 1% të hënën pasi të dhënat nga Kina treguan se kërkesa nga importuesi më i madh në botë i naftës së papërpunuar mbeti e......

Ekonomia e Kinës rritet me 3,9% - Në tremujorin e tretë “frenuan” importet dhe sektori imobiliar. Objektivi ishte 5,5%
Kina raportoi se produkti i brendshëm bruto në tremujorin e tretë u rrit me 3.9% në bazë vjetore, më lart se pritshmëritë, por më pak se objektivi zyrtar prej......

Pritet recesion teknik në Eurozonë - FMN: Vazhdimi i rritjes së normave të interesit është sigurim ndaj rreziqeve
Një përzierje toksike e inflacionit të lartë dhe rritjes së ngadaltë po rëndon mbi Europën. "Këtë dimër më shumë se gjysma e vendeve në Eurozonë do të......

“Çmimet rrezikojnë rritjen e varfërisë” - Salinas: Të rishikohet ndihma ekonomike, të investohet në fuqinë punëtore
Rritja e çmimeve mbart me vete rrezikun që shtresat vulnerabël të cilat trajtohen me pagesa shtetërore, të bien në kufijtë e varrfërisë. Banka Botërore......

BB parashikon rënie të ekonomisë shqiptare - Raporti/ Rritja në 3.2 % e PBB, inflacioni sjell rreziqe të shtuara
Banka Botërore parashikon që viti 2022 do të mbyllet me një rritje ekonomike të ngadalësuar në 3.2 për qind, e ndikuar nga lufta në Rusi-Ukrainë dhe rritja e......