Limiti i shpejtësisë në rrugë të bëhet 120 km/orë - Propozimi: Policia jo postoblloqe rutinore, jo heqje patente e jo “mega-gjoba”

Në Kuvend është depozituar një nismë ligjore për amendimin e Kodit Rrugor, që synon të ndryshojë disa rregulla ekzistuese. Nisma mban firmën e deputetëve të Partisë Demokraike, dhe ndër të tjera parashikon rritjen e limitit të shpejtësisë në autostradat e vendit.
Referuar nismës, propozimi është që limiti maksimal i shpejtësisë në autostradat shqiptare të bëhet 120 kilometra në orë, nga 110 që është aktualisht.
Po ashtu, nisma parashikon një opsion alternativ ndëshkimi për ata që ndalohen për tejkalim shpejtësie. Veç pezullimit të patentës, nisma ligjore parashikon opsionin që shkelësi të paguajë një gjobë me vlerë dyfish nga gjoba aktuale, në këmbim të mospezullimit të patentës.
Krahas këtyre ndryshimeve, nisma ligjore synon edhe të ulë masën e kufirit maksimal të gjobës. Aktualisht, kufiri maksimal i gjobës është 200 mijë lekë dhe është 4 herë më i madh se paga minimale. Ndërkohë, me propozimin e ri, patrashikohet që kufiri maksimal i gjobës të jetë 100 mijë lekë.
Një ndryshim tjetër është ai që synon të ndalojë postoblloqet rutinore të policisë. Në relacionin e nismës evidentohet se ajo që ndodh me postoblloqet policore në Shqipëri është e paprecedentë ndërsa zgjidhja e propozuar është që ato të ngihen vetëm në raste të caktuara, që lidhen me rendin dhe sigurinë publike, me urdhër të firmosur nga drejtori i Policisë Vendore.
SCAN
Sondazh

400 vacancies in Albanian prisons - Security in danger
The Prisons Police department is having trouble because of insufficient staff. This was noticed in the new draft law that has been submitted for public......

Çmimet e naftës bien mbi 1% - Pasi zhgënjejnë të dhënat e kërkesës nga Kina
Çmimet e naftës ranë me më shumë se 1% të hënën pasi të dhënat nga Kina treguan se kërkesa nga importuesi më i madh në botë i naftës së papërpunuar mbeti e......

Ekonomia e Kinës rritet me 3,9% - Në tremujorin e tretë “frenuan” importet dhe sektori imobiliar. Objektivi ishte 5,5%
Kina raportoi se produkti i brendshëm bruto në tremujorin e tretë u rrit me 3.9% në bazë vjetore, më lart se pritshmëritë, por më pak se objektivi zyrtar prej......

Pritet recesion teknik në Eurozonë - FMN: Vazhdimi i rritjes së normave të interesit është sigurim ndaj rreziqeve
Një përzierje toksike e inflacionit të lartë dhe rritjes së ngadaltë po rëndon mbi Europën. "Këtë dimër më shumë se gjysma e vendeve në Eurozonë do të......

“Çmimet rrezikojnë rritjen e varfërisë” - Salinas: Të rishikohet ndihma ekonomike, të investohet në fuqinë punëtore
Rritja e çmimeve mbart me vete rrezikun që shtresat vulnerabël të cilat trajtohen me pagesa shtetërore, të bien në kufijtë e varrfërisë. Banka Botërore......

BB parashikon rënie të ekonomisë shqiptare - Raporti/ Rritja në 3.2 % e PBB, inflacioni sjell rreziqe të shtuara
Banka Botërore parashikon që viti 2022 do të mbyllet me një rritje ekonomike të ngadalësuar në 3.2 për qind, e ndikuar nga lufta në Rusi-Ukrainë dhe rritja e......

Tatimet të “mbytura” në gjyqe, 2022 i gjeti me 1,592 padi - Vlera monetare e subjekteve debitore arrin në rreth 14,2 miliardë lekë
Administrata tatimore është ndër subjektet shtetërore më të padituara nëpër gjykata. Sipas Kontrolli të Lartë të Shtetit, i cili ka audituar gjatë muajve të......

Edhe amerikanët kërkojnë një punë të dytë - Inflacioni në rritje “gërryen” të ardhurat për familjet
Inflacioni gjithnjë në rritje po detyron më shumë se gjysmën e punëtorëve amerikanë të marrin në konsideratë gjetjen e një pune të dytë, sipas një studimi nga......