Pritet recesion teknik në Eurozonë - FMN: Vazhdimi i rritjes së normave të interesit është sigurim ndaj rreziqeve

Një përzierje toksike e inflacionit të lartë dhe rritjes së ngadaltë po rëndon mbi Europën. "Këtë dimër më shumë se gjysma e vendeve në Eurozonë do të përjetojnë një recesion teknik, me të paktën dy tremujorë radhazi rritje negative”, deklaroi Alfred Kammer, kreu i Departamentit Europian të FMN.
Ndër vendet që do të hyjnë në recesion teknik janë Gjermania dhe Italia, të cilat do të kenë tre tremujorë radhazi tkurrje duke filluar nga tremujori i tretë i vitit 2022, shtoi Kammer, duke vërejtur se “lufta në Ukrainë do të mbajë pasigurinë të lartë, me rreziqet për rritje të inflacionit.
Prodhimi I Brendshëm Bruto në Itali pritet të rritet me 1.3% në 2024 pas tkurrjes prej 0.2% në 2023, parashikon FMN në raportin e saj për Europën, ku vëren se si çmimet më të larta të energjisë për familjet europiane do të rrisin koston e jetesës me 7% në 2022 dhe me 9% në 2023. “Konsumimi privat është tkurrur në tremujorin e parë të 2022 në Francë, Spanjë dhe Itali dhe pavarësisht një rimëkëmbjeje në verë, pritet të mbetet i dobët në gjysmën e dytë të vitit", theksohet në raport
Në ekonomitë e përparuara të Europës, duke përfshirë Eurozonën, ka të ngjarë të nevojitet një politikë monetare më e rreptë në vitin 2023, nëse inflacioni vijon rritjen, thotë Alfred Kammer, duke vënë në dukje se "vazhdimi i rritjes së normave të interesit është aktualisht sigurim ndaj rreziqeve që do të kërkonin edhe përgjigjet më të forta dhe më të dhimbshme të bankës qendrore në vijim.”
Ndërkohë, indekset e S&P për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme që monitorojnë aktivitetin ekonomik në Eurozonë po sinjalizojnë gjithnjë e më shumë një recesion. Në tetor, indeksi i prodhimit ra në 47.9 nga 48.4 në shtator, duke e çuar edhe më tej nën 50, që është kufiri që ndan zgjerimin e ekonomisë nga tkurrja.
Indeksi i shërbimeve shënon 48.2, nga 48.8 në shtator. Të dhënat tregojnë ecurinë negative të ekonomisë gjermane në fillim të tremujorit të katërt, që përforcon shenjat e një recesioni të afërt në ekonominë kryesore të Eurozonës.
SCAN

“Çmimet rrezikojnë rritjen e varfërisë” - Salinas: Të rishikohet ndihma ekonomike, të investohet në fuqinë punëtore
Rritja e çmimeve mbart me vete rrezikun që shtresat vulnerabël të cilat trajtohen me pagesa shtetërore, të bien në kufijtë e varrfërisë. Banka Botërore......

BB parashikon rënie të ekonomisë shqiptare - Raporti/ Rritja në 3.2 % e PBB, inflacioni sjell rreziqe të shtuara
Banka Botërore parashikon që viti 2022 do të mbyllet me një rritje ekonomike të ngadalësuar në 3.2 për qind, e ndikuar nga lufta në Rusi-Ukrainë dhe rritja e......

Tatimet të “mbytura” në gjyqe, 2022 i gjeti me 1,592 padi - Vlera monetare e subjekteve debitore arrin në rreth 14,2 miliardë lekë
Administrata tatimore është ndër subjektet shtetërore më të padituara nëpër gjykata. Sipas Kontrolli të Lartë të Shtetit, i cili ka audituar gjatë muajve të......

Edhe amerikanët kërkojnë një punë të dytë - Inflacioni në rritje “gërryen” të ardhurat për familjet
Inflacioni gjithnjë në rritje po detyron më shumë se gjysmën e punëtorëve amerikanë të marrin në konsideratë gjetjen e një pune të dytë, sipas një studimi nga......

500 milionë lekë investime për fshatrat turistike - Fondi Shqiptar i Zhvillimit hap tenderin për transformimin e tyre
Një transformim I fshatrave turistik për rigjallërimin e tyre ekonomik është parashikuar të ndodhë. Fondacioni Shqiptar i Zhvillimit nën titullin “Investime......

Guvernatori Sejko pret Ambasadoren e re të Zvicrës – Në diskutim bashkëpunimet dhe programet dypalëshe
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, ka zhvilluar një takim në ambientet e Bankës së Shqipërisë me Ambasadoren e re të Zvicrës në Shqipëri, Sh.S.Zj.......

Moti i nxehtë, faktor kursimi i gazit në Europë - Gjermania dhe Franca me temperatura vere. Depozitat e gazit në Europë mbushen 93%
E ndodhur në një krizë tashmë prej muajsh, duket se kushtet e motit po e favorizojnë Europën. Temperatura më të larta këtë muaj krahasuar me vite më parë e......

Tregtia “orientohet” drejt Maqedonisë së Veriut - Eksportet dhe importet e Shqipërisë me RMV, rritje me 3 miliardë lekë!
Shqipëria ka rritur nivelin e shkëmbimeve me Maqedoninë e Veriut, ndërsa ka njohur rënie me Kosovën. Referuar të dhënave të tregtisë së jashtme të publikuara......