Europa Postuar më 24 Tetor 2022, 14:35

Moti i nxehtë, faktor kursimi i gazit në Europë - Gjermania dhe Franca me temperatura vere. Depozitat e gazit në Europë mbushen 93%

Nga SCAN TV
Moti i nxehtë, faktor kursimi i gazit në Europë - Gjermania dhe

E ndodhur në një krizë tashmë prej muajsh, duket se kushtet e motit po e favorizojnë Europën. Temperatura më të larta këtë muaj krahasuar me vite më parë e kanë ndihmuar kontinentin që të reduktojë rrezikun e një krize më vonë gjatë dimrit duke sjellë kështu më shumë kursim të gazit.

Por ky mot i pazakontë mund të mos zgjasë shumë. Temperaturat parashikohen të rikthehen në mesataren 30-vjeçare nga mesi i nëntorit. Pothuajse në mënyrë të pashmangshme, i ftohti pritet të arrijë kulmin këtë dimër dhe do të testojë aftësinë e Europës për të mbijetuar pa gazin rus. Por çdo ditë e ngrohtë i jep rajonit mundësinë për të kursyer pak më shumë gaz.

Pjesa më e madhe e kontinentit ka qenë më e ngrohtë se mesatarja në tetor dhe nxehtësia parashikohet të vazhdojë të rritet. Nga fundi i muajit, Parisi do të shijojë motin që përkon më shpesh me një ditë vere, ndërsa Gjermania do të ketë temperatura deri në 8 gradë Celsius mbi mesataren.

Në tërësi, rezervuarët e magazinimit të Europës janë plot 93%, krahasuar me 77% vitin e kaluar. Kjo është arsyeja pse çmimet standarde të gazit në rajon ranë nën 100 euro për megavat orë të hënën për herë të parë që nga qershori.

Sipas analistëve, rreziqet e ndërprerjeve të energjisë dhe racionimit të gazit po zvogëlohen tani. Por testi i vërtetë do të jetë kur të kemi mot të ftohtë.

Marinela Lina / SCAN

 

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat