Perspektiva të reja për punëtorët nga vendet jashtë BE-së – Gjermania kërkon me urgjencë persona të kualifikuar!

Qeveria gjermane do ta hapë më shumë tregun e punës për fuqinë e kualifikuar punëtore nga shtetet jashtë BE. Këtë e parashikon drafti për reformimin e ligjit të migracionit që do të miratohet në vitin 2023. Parashikohet ndër të tjera të jepet një "kartë e shanseve" mbi bazën e një sistemi pikësh për kërkim të punës në Gjermani. Tek kriteret për kartën e shanseve do të hyjnë kualifikimi, njohuritë gjuhësore, përvoja e punës dhe lidhja me Gjermaninë. Po ashtu thuhet se do të krijohet mundësia e një punësimi dyjavor për ata që kanë "potencial të mirë".
"Gjermania ka nevojë për forca të kualifikuara për të qenë e suksesshme nga ana ekonomike", sipas ministrit gjerman të Punës, Hubertus Heil. Përveç mobilizimit të fuqisë punëtore të brendshme do të nevojitet "më shumë fuqi punëtore e ardhur nga jashtë". Ajo që vlen është "të përfitojmë kokat e mençura, dhe duart ndihmëse për tregun tonë të punës", ka theksuar socialdemokrati Heil. Sipas një studimi të porositur nga Ministria e Punës, boshllëku i fuqisë së kualifikuar punëtore mes nevojës së re të krijuar dhe ofertës pritet të rritet deri në vitin 2026 në 240.000 persona, kjo sidomos për arsye demografike.
Sipas qarqeve qeveritare në Berlin, të kualifikuarve nga shtetet e treta do t'u lehtësohet imigrimi për punë edhe pa njohjen formale të diplomës apo arsimimit të caktuar. Kush ka të paktën një përvojë dy vjeçare në punë dhe ka përfunduar universitetin apo shkollimin profesional, atij duhet t'i jepet mundësia për të pasur një punë në një sektor jo të përcaktuar nga rregulla të forta. Diplomimi nuk ka nevojë të njihet në Gjermani, kjo do të lehtësonte punësimet. Ndërsa për sektorë me mungesë të theksuar të fuqisë punëtore mendohet të lejohet "udhëtimi i kufizuar i disa kontingjenteve" dhe kjo "pavarësisht nga kualifikimi".
Po ashtu do të duhet të vijnë më shumë të rinj nga vendet jashtë BE për shkollim profesional në Gjermani. Për këtë mendohet të hiqet verifikimi prioritar për hyrjen në Gjermani për shkak të shkollimit. Kështu Agjencia Federale e Punës nuk do të duhet të vërtetojë më që me këtë kërkesë nuk spostohet një aplikues vendas. DW
E . S / SCAN
Sondazh

Bumi diellor në Serbi - Qindra familje dhe biznese kanë instaluar termocentrale fotovoltaike në çatitë e tyre
Përdorimi i energjisë diellore për prodhimin e energjisë elektrike po zë vend në Serbi. Në muajt e fundit, familjet dhe firmat kanë instaluar rreth 360......

Si ka nisur kjo javë për valutat kryesore?!
Dollari amerikan ka pësuar një rënie të vlerës na raport me javën që lamë pas teksa blihet sot me 118.5 lekë dhe shitet me 119.7 lekë sipas kursit të këmbimit......

Kush i shpiku patatinat në qese?!
Patatet e skuqura në qese të mbyllura lindën në mesin e shekullit të nëntëmbëdhjetë nga një kuzhinier. Të paktën kështu tregon versioni zyrtar. E pamundur......

Shkencëtarët paralajmërojnë: Shkrirja e akullnajave mund të shkaktojë pandeminë e ardhshme virale!
Ndërsa bota vazhdon të rikuperohet nga efektet e pandemisë së koronavirusit, shkencëtarët kanë zbuluar se pandemia e ardhshme mund të mos shkaktohet nga......

Bimët mund të lëshojnë shkarkime elektrike që ndikojnë në cilësinë e ajrit!
Shkencëtarët e kanë ditur prej kohësh se bimët dhe pemët mund të lëshojnë shkarkime të vogla elektrike të dukshme nga majat e gjetheve të tyre. Kjo zakonisht......

Elon Musk paralajmëron: Recesioni global mund të zgjasë deri në pranverën e vitit 2024!
Themeluesi dhe CEO i Tesla, Elon Musk mendon se rënia ekonomike globale mund të zgjasë edhe një vit e gjysmë. Në një shkëmbim mesazhesh në Twitter drejtuesi i......

Kasaforta më e sigurt në planet - Pse është e pamundur të hysh në Fort Knox
Të thuash diçka është “aq e sigurt sa Fort Knox” nënkupton një mbrojtje më të fortë nga sa mund ta kesh imagjinuar. Si ruajtës i rreth gjysmës së rezervave......

Pse çmimet e shtëpive në SHBA janë ende të larta? - Blerësit dhe shitësit e shtëpive në po përballen me tregun më të keq në një dekadë
Po bëhet më e vështirë të shesësh një shtëpi në SHBA, me shitjet që bien në nivelin më të ulët të 15 viteve në shtator, tregojnë të dhënat e reja. Por kjo nuk......