Kush i shpiku patatinat në qese?!

Patatet e skuqura në qese të mbyllura lindën në mesin e shekullit të nëntëmbëdhjetë nga një kuzhinier. Të paktën kështu tregon versioni zyrtar.
E pamundur të mos i duash patatet e skuqura, si ato që bëjmë në shtëpi, që gjejmë në restorante dhe fast food, ashtu edhe ato në qese që mund t’i hamë kudo. Por kush e krijoi këtë shpikje kulinarie? Versioni më zyrtar thotë se duhet të falënderojmë George Crum, një kuzhinier në restorantin Lake House në Saratoga Springs, Nju Jork, i cili i shpiku ato në 1853 kur një klient refuzoi të hante pjatën e tij me patate të skuqura sepse ishin shumë të mëdha.
Crum vendosi ta mashtrojë: ai i preu patatet në mënyrë që të ishin shumë të holla, pothuajse transparente dhe pasi i kishte skuqur në vaj të nxehtë i spërkati me kripë. Ai ishte i bindur: do të ishin të vështira dhe të pangrënshme.
Ndryshe nga pritshmëritë e tij, ato patate të skuqura u pëqyen shumë. Jo vetëm që klienti i pakëndshëm i përpiu me ëndje, por klientët e tjerë vinin në restorantin e tij duke kërkuar gjithnjë e më shumë. Ato patate të skuqura që u servirën të nxehta nuk ishin ende të ngjashme, megjithatë, me ato që gjejmë në qese dhe që janë në temperaturën e dhomës. Por Crum, edhe një herë, pati një ide: kur hapi restorantin e tij të ri, vendosi një shportë me patatina të ftohta në çdo tavolinë.
Në vitin 1926, Laura Scudder, një sipërmarrëse kaliforniane, doli me idenë e shitjes së patateve të skuqura që shiteshin në kanaçe ose enë qelqi në qese letre të mbyllura. Në këtë mënyrë, patatet e skuqura qëndruan të freskëta dhe krokante për më gjatë. Dhe së fundi, edhe në sajë të ambalazhit celofani, ato u prodhuan në të gjithë botën.
Edel Strazimiri / SCAN
Sondazh

Shkencëtarët paralajmërojnë: Shkrirja e akullnajave mund të shkaktojë pandeminë e ardhshme virale!
Ndërsa bota vazhdon të rikuperohet nga efektet e pandemisë së koronavirusit, shkencëtarët kanë zbuluar se pandemia e ardhshme mund të mos shkaktohet nga......

Bimët mund të lëshojnë shkarkime elektrike që ndikojnë në cilësinë e ajrit!
Shkencëtarët e kanë ditur prej kohësh se bimët dhe pemët mund të lëshojnë shkarkime të vogla elektrike të dukshme nga majat e gjetheve të tyre. Kjo zakonisht......

Elon Musk paralajmëron: Recesioni global mund të zgjasë deri në pranverën e vitit 2024!
Themeluesi dhe CEO i Tesla, Elon Musk mendon se rënia ekonomike globale mund të zgjasë edhe një vit e gjysmë. Në një shkëmbim mesazhesh në Twitter drejtuesi i......

Kasaforta më e sigurt në planet - Pse është e pamundur të hysh në Fort Knox
Të thuash diçka është “aq e sigurt sa Fort Knox” nënkupton një mbrojtje më të fortë nga sa mund ta kesh imagjinuar. Si ruajtës i rreth gjysmës së rezervave......

Pse çmimet e shtëpive në SHBA janë ende të larta? - Blerësit dhe shitësit e shtëpive në po përballen me tregun më të keq në një dekadë
Po bëhet më e vështirë të shesësh një shtëpi në SHBA, me shitjet që bien në nivelin më të ulët të 15 viteve në shtator, tregojnë të dhënat e reja. Por kjo nuk......

BE do t'i japë Ukrainës 18 miliardë euro ndihmë financiare për vitin 2023!
Mbështetja e vazhdueshme për Ukrainën dhe pozicionin strategjik të bllokut kundër Kinës dominoi diskutimet midis liderëve të BE-së në ditën e dytë të samitit......

“Subvencione për makinat elektrike” - ERE: Nuk kanë ndikim në konsumin e përgjithshëm të energjisë. Nevojitet plan kombëtar
Ekzistenca e një plani kombëtar veprimi për futjen e automjeteve elektrike dhe infrastrukturës së karikimit të tyre mund të dërgojë një sinjal shumë të mirë......

Gjermania vendos të krijojë një fond prej 200 miliardë euro për ndihma!
Bundestagu gjerman vendosi për krijimin e "mburojës financiare”, të planifikuar dhe të propozuar nga qeveria për zbutjen e krizës energjetike. Në këtë mënyrë,......