Shqipëria Postuar më 24 Tetor 2022, 14:34

Tregtia “orientohet” drejt Maqedonisë së Veriut - Eksportet dhe importet e Shqipërisë me RMV, rritje me 3 miliardë lekë!

Nga SCAN TV
Tregtia “orientohet” drejt Maqedonisë së Veriut -

Shqipëria ka rritur nivelin e shkëmbimeve me Maqedoninë e Veriut, ndërsa ka njohur rënie me Kosovën. Referuar të dhënave të tregtisë së jashtme të publikuara nga Instat, rezulton se në muajin shtator 2022 Shqipëria ka pasur një rritje të eksporteve me rreth 3.5 miliardë lekë më shumë se në periudhën janar-shtator të një viti më parë.

Një vit më parë, Shqipëria eksportoi në Maqedoninë e Veriut mallra me vlerë 9.1 miliardë lekë ndërsa këtë vit, vlera e mallrave të eksportuara arriti në 12.6 miliardë lekë. Ndikim në këtë rritje në vlerë të eksporteve ka pasur padyshim edhe rritja e çmimeve të produkteve.

Ndërkohë e njëjta tendencë konstatohet edhe me importet. Këtë vit Shqipëria ka importuar nga Maqedonia e Veriut mallra me  vlerë 11.9 miliardë lekë, duke njohur një rritje me 2.8 miliardë lekë më shumë se e njëjta periudhë e një viti më parë.

Marinela Lina / SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat