Studimi: Thuajse gjysma e ultra të pasurve nuk dinë kujt do t’ia lënë pasurinë e tyre!

Rreth 84 trilion dollarë pritet të kalojnë nga një brez në tjetrin brenda 20 viteve të ardhshme. Dhe kjo është vetëm në Shtetet e Bashkuara. Por 41% e atyre që aktualisht mbajnë këto para nuk kanë një plan se si do ta kalojnë pasurinë e tyre te brezat e rinj, sipas një raporti nga UBS.
Ndërsa 4,500 investitorët nga 14 rajone, të cilët secili ka mbi 1 milion dollarë aktive, të anketuar nga banka zvicerane mund të mendojnë se si t'i ndajnë paratë dhe investimet e tyre, por në shumë raste nuk ka një plan konkret.
"Edhe pas realiteteve të ashpra të pandemisë, shumë investitorë thjesht nuk po ndërmarrin veprimet e nevojshme për të siguruar transferim të suksesshëm të pasurisë," zbuloi hulumtimi i datës 19 tetor.
Megjithatë, kjo nuk do të thotë se investitorët nuk janë të shqetësuar për procesin: 76% e tyre kanë menduar nëse do të ketë probleme kur transferojnë asetet e tyre, 71% synojnë të minimizojnë taksat mbi trashëgiminë që do të lënë, dhe 70 % kanë pyetur nëse gjeneratat e ardhshme do t'i përdorin me mençuri asetet.
Përveç mungesës së planeve për kalimin e pasurisë, gjysma e investitorëve të anketuar nuk kanë pasur biseda se sa të pasur janë në të vërtetë, si investohen asetet e tyre ose si do të ndahen. Arsyet për këtë ndryshojnë. 66 % e investitorëve thanë se ishin të shqetësuar për drejtësinë për shembull. Jo të gjithë ata po planifikojnë të ndajnë pasurinë e tyre në mënyrë të barabartë, thuhet në raport.
“Bamirësit që kanë vendosur të favorizojnë disa trashëgimtarë ndaj të tjerëve e kanë të qartë pse: 80% do t'u japin më shumë trashëgimtarëve me të cilët kanë marrëdhënie më të ngushta. Të tjerë citojnë nevojat financiare të trashëgimtarëve dhe rolin e tyre në përkujdesje, " thuhet në raport.
Strukturat familjare, për shembull kur përfshihen njerkat, e komplikojnë më tej situatën. 87% e investitorëve të përfshirë në një skenar të tillë thanë se drejtësia i shqetësonte. Mbi gjysma e investitorëve thjesht nuk i shohin këto biseda si urgjente, 46% shmangin temën e parave brenda familjes dhe 49% janë të shqetësuar për t'i bërë fëmijët ose nipërit e tyre të ndihen të drejtë.
Ndër ata që janë të vendosur të trashëgojnë pasuri, anashkalimi i bisedës për paratë ishte arsyeja kryesore për të mos ditur shumë për planet e pasurisë familjare. Megjithatë, shmangia e temës mund të shkaktojë probleme afatgjata, tha Iqbal Khan, presidenti i divizionit të menaxhimit të pasurisë globale të UBS dhe rajonit të saj të Europës, Lindjes së Mesme dhe Afrikës.
40 % e atyre që trashëguan pasuri u penduan që nuk kishin biseduar më parë për pasurinë me familjen e tyre, zbuloi hulumtimi. Një e treta e tyre raportuan konflikte me vëllezërit e motrat ose anëtarët e tjerë të familjes për mënyrën e ndarjes së parave ose për pyetje si "kush e merr shtëpinë?"
Megjithatë ka një zgjidhje. Sondazhi zbuloi se si ata që japin dhe ata që trashëgojnë pasuri janë të prirur për të hapur biseda dhe për të krijuar një plan më formal për investimet që kalojnë nga një brez në tjetrin.
Edel Strazimiri / SCAN
Sondazh

Pse disa europianë po zhvendosen në Spanjë për t'i shpëtuar çmimeve të larta të energjisë?!
Qyteti spanjoll i Benidorm në të ashtuquajturën Costa Blanca ka qenë prej kohësh një destinacion popullor për njerëzit nga e gjithë Europa. A është bërë......

Perspektiva të reja për punëtorët nga vendet jashtë BE-së – Gjermania kërkon me urgjencë persona të kualifikuar!
Qeveria gjermane do ta hapë më shumë tregun e punës për fuqinë e kualifikuar punëtore nga shtetet jashtë BE. Këtë e parashikon drafti për reformimin e ligjit......

Bumi diellor në Serbi - Qindra familje dhe biznese kanë instaluar termocentrale fotovoltaike në çatitë e tyre
Përdorimi i energjisë diellore për prodhimin e energjisë elektrike po zë vend në Serbi. Në muajt e fundit, familjet dhe firmat kanë instaluar rreth 360......

Si ka nisur kjo javë për valutat kryesore?!
Dollari amerikan ka pësuar një rënie të vlerës na raport me javën që lamë pas teksa blihet sot me 118.5 lekë dhe shitet me 119.7 lekë sipas kursit të këmbimit......

Kush i shpiku patatinat në qese?!
Patatet e skuqura në qese të mbyllura lindën në mesin e shekullit të nëntëmbëdhjetë nga një kuzhinier. Të paktën kështu tregon versioni zyrtar. E pamundur......

Shkencëtarët paralajmërojnë: Shkrirja e akullnajave mund të shkaktojë pandeminë e ardhshme virale!
Ndërsa bota vazhdon të rikuperohet nga efektet e pandemisë së koronavirusit, shkencëtarët kanë zbuluar se pandemia e ardhshme mund të mos shkaktohet nga......

Bimët mund të lëshojnë shkarkime elektrike që ndikojnë në cilësinë e ajrit!
Shkencëtarët e kanë ditur prej kohësh se bimët dhe pemët mund të lëshojnë shkarkime të vogla elektrike të dukshme nga majat e gjetheve të tyre. Kjo zakonisht......

Elon Musk paralajmëron: Recesioni global mund të zgjasë deri në pranverën e vitit 2024!
Themeluesi dhe CEO i Tesla, Elon Musk mendon se rënia ekonomike globale mund të zgjasë edhe një vit e gjysmë. Në një shkëmbim mesazhesh në Twitter drejtuesi i......