500 milionë lekë investime për fshatrat turistike - Fondi Shqiptar i Zhvillimit hap tenderin për transformimin e tyre

Një transformim I fshatrave turistik për rigjallërimin e tyre ekonomik është parashikuar të ndodhë. Fondacioni Shqiptar i Zhvillimit nën titullin “Investime për transformimin e fshatrave me potencial turistik në zona të integruara të akomodimit dhe shërbimeve” Fondi Shqiptar i Zhvillimit ka hapur tenderin por pa specifikuar se në cilat fshatra turistik do të bëhen ndërhyrje.
Rikonstruksione në rrugë, sheshe, fasada, etj., parashikohet të ndërhyhet në këto fshatra në disa kategori punimesh.
Sipas FSHZH nëpërmjet këtij projekti synohet shfrytëzimi i aseteve dhe vlerave turistike të fshatrave të cilët përfaqësojnë vlera identitare arkitektonike dhe urbanistike dhe gjenden pranë potencialeve natyrore turistike të shfrytëzueshme me qëllim gjenerimin e ekonomisë mbështetur mbi sektorin e mikpritjes duke e kthyer në linjën kryesore të zhvillimit ekonomik të tyre.
Në tender thuhet se kthimi i shtëpive në qendra shërbimi përbën një diversifikim të ofertës turistike duke e orientuar hovin e zhvillimit që strukturat akomoduese të bregdetit kanë marrë përgjatë viteve të fundit edhe drejt rajoneve të tjera të vendit.
Impakti që ky projekt pritet të ketë është përmirësimi i cilësisë së jetës së banorëve dhe eksperiencës turistike, rritja e numrit te turisteve, rritja e nivelit të kënaqësisë së banorëve, rritja e numrit të sipërmarrësve në zonat e ndërhyrjes, shtimi i vlerës së pronës në zonat e ndërhyrjes, etj.
Tenderi me vlerën rreth 500 milionë lekë është parashikuar të financohet në kuadër të Programit Operacional 2022-2024 të FSHZH-së.
Marinela Lina / SCAN
Sondazh

Guvernatori Sejko pret Ambasadoren e re të Zvicrës – Në diskutim bashkëpunimet dhe programet dypalëshe
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, ka zhvilluar një takim në ambientet e Bankës së Shqipërisë me Ambasadoren e re të Zvicrës në Shqipëri, Sh.S.Zj.......

Moti i nxehtë, faktor kursimi i gazit në Europë - Gjermania dhe Franca me temperatura vere. Depozitat e gazit në Europë mbushen 93%
E ndodhur në një krizë tashmë prej muajsh, duket se kushtet e motit po e favorizojnë Europën. Temperatura më të larta këtë muaj krahasuar me vite më parë e......

Tregtia “orientohet” drejt Maqedonisë së Veriut - Eksportet dhe importet e Shqipërisë me RMV, rritje me 3 miliardë lekë!
Shqipëria ka rritur nivelin e shkëmbimeve me Maqedoninë e Veriut, ndërsa ka njohur rënie me Kosovën. Referuar të dhënave të tregtisë së jashtme të publikuara......

Studimi: Një e katërta e të rriturve amerikanë nën 30 vjeç tani i marrin lajmet e tyre nga TikTok
TikTok është vendi ku miliona amerikanë shkojnë për të parë video me koreografi kërcimi, demonstrime gatimi dhe shumë më shumë se kaq. Është gjithashtu vendi......

BQE sërish drejt një rritje gjigante të normës për të 'zbutur bishën e inflacionit'!
Banka Qendrore Europiane pritet të lërë mënjanë shqetësimet e recesionit dhe të japë një tjetër rritje të madhe të normës së interesit këtë javë për të ulur......

Pse kompania prestigjioze gjermane e makinave vendosi të prodhojë bateri në SHBA?!
BMW njoftoi së fundmi një investim prej 1.7 miliardë dollarësh për të ndihmuar në përgatitjen e fabrikës së saj të madhe Spartanburg, në Karolinën e Jugut, për......

Rishi Sunak i afrohet Downing Street pasi Boris Johnson tërhiqet nga gara për kryeministër!
Ish-ministri i Financave Rishi Sunak duket se do të bëhet kryeministri i ardhshëm i Mbretërisë së Bashkuar, me votat që do të numërohen të hënën......

Studimi: Thuajse gjysma e ultra të pasurve nuk dinë kujt do t’ia lënë pasurinë e tyre!
Rreth 84 trilion dollarë pritet të kalojnë nga një brez në tjetrin brenda 20 viteve të ardhshme. Dhe kjo është vetëm në Shtetet e Bashkuara. Por 41% e atyre që......