Shqipëria Postuar më 24 Tetor 2022, 14:40

BB parashikon rënie të ekonomisë shqiptare - Raporti/ Rritja në 3.2 % e PBB, inflacioni sjell rreziqe të shtuara

Nga SCAN TV
BB parashikon rënie të ekonomisë shqiptare - Raporti/ Rritja

Banka Botërore parashikon që viti 2022 do të mbyllet me një rritje ekonomike të ngadalësuar në  3.2 për qind, e ndikuar nga lufta në Rusi-Ukrainë dhe rritja e çmimeve të energjisë elektrike.

Raporti Ekonomik për Ballkanin Perëndimor i publikuar së fundmi, sa i takon Shqipërisë, thekson se rritja e shpejtë e inflaconit, shtrëngimi monetar dhe kufizimet nga ana e ofertës po krijojnë faktorë me ndikim negative në rritjen ekonomike, e cila vitin e ardhshëm projektohet në 2.3 % e PBB.

Duke ndjekur zhvillimet në gjysmën e parë të vitit, Banka Botërore ka disa rekomandime për ekonominë shqiptare.

Sa i takon varfërisë, raporti nxjerr në pah se edhe pse ky fenomen ka vijuar rënien gjatë 2022-shit, inflacioni i ushqimit dhe energjisë mund të çojë drejt varfërisë një pjesë të madhe të grupeve të cënueshme.

Elisabeta Dosku / SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat