Tatimet të “mbytura” në gjyqe, 2022 i gjeti me 1,592 padi - Vlera monetare e subjekteve debitore arrin në rreth 14,2 miliardë lekë

Administrata tatimore është ndër subjektet shtetërore më të padituara nëpër gjykata. Sipas Kontrolli të Lartë të Shtetit, i cili ka audituar gjatë muajve të fundit Drejtorinë e Përgjitëhshme të Tatimeve, rezulton se viti 2022 e ka gjetur këtë subjekt të mbërthyer në një numër shumë ta madh përplasjesh gjyqësore, veccanërisht me biznese të mëdha. Sipas KLSH, numri i subjekteve debitorë në proces gjyqësor rezulton 1,592, me një vlerë prej rreth 14,2 miliardë lekë të detyrimeve të papaguara. Krahasuar me një vit më parë, lista është shtuar me rreth 130 subjekte të reja, raporton KLSH, të cilat sjellin me vete një vlerë të detyrimeve të papaguara të ankimuara në gjykatë prej rreth 576 milion lekë, ose 5.5 milionë dollarësh më shumë.
Për sa i përket trendit të proceseve gjyqësore me vlerë më të madhe sipas rajoneve, situata paraqitet e ngjashme me një vit më parë, ku Rajoni Qendror rezulton me një vlerë të detyrimeve të ankimuara prej rreth 9,2 miliard lekë afërisht 92 milionë dollarë për 1,142 subjekte, ndjekur nga DRT VIP me rreth 3,1 miliard lekë, afërisht 31 milionë dollarë për 96 subjekte.
Nga auditimi rezulton se, pavarësisht realizimit bruto të të ardhurve nga tatimet në masën 103.3 % kundrejt planit, të ardhurat tatimore neto paraqiten me mosrealizim për shumën 7,1 miliardë lekë, apo afërisht 71 milionë dollarë, ose janë arkëtuar më pak në masën 4.7 %, ku ndikim ka dhënë mosrealizimi i të ardhurave nga Tatimi mbi Vlerën e Shtuar, nga Taksat Kombëtare dhe Taksa e Qarkullimit Rrugor.
Sa për të sjellë një shembull, për vitin 2021 të ardhurat nga Tatimi mbi Vlerën e Shtuar, i cili është dhe kontribuesi kryesor në të ardhurat tatimore, në terma bruto u realizuan në shumën 54,4 miliardë lekë, ose në masën 93.4 % të planit, me një mosrealizim në shumën 3,8 miliardë lekë, afërisht 38 milionë dollarë.
Lorenc Rabeta / SCAN
Sondazh

Edhe amerikanët kërkojnë një punë të dytë - Inflacioni në rritje “gërryen” të ardhurat për familjet
Inflacioni gjithnjë në rritje po detyron më shumë se gjysmën e punëtorëve amerikanë të marrin në konsideratë gjetjen e një pune të dytë, sipas një studimi nga......

500 milionë lekë investime për fshatrat turistike - Fondi Shqiptar i Zhvillimit hap tenderin për transformimin e tyre
Një transformim I fshatrave turistik për rigjallërimin e tyre ekonomik është parashikuar të ndodhë. Fondacioni Shqiptar i Zhvillimit nën titullin “Investime......

Guvernatori Sejko pret Ambasadoren e re të Zvicrës – Në diskutim bashkëpunimet dhe programet dypalëshe
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, ka zhvilluar një takim në ambientet e Bankës së Shqipërisë me Ambasadoren e re të Zvicrës në Shqipëri, Sh.S.Zj.......

Moti i nxehtë, faktor kursimi i gazit në Europë - Gjermania dhe Franca me temperatura vere. Depozitat e gazit në Europë mbushen 93%
E ndodhur në një krizë tashmë prej muajsh, duket se kushtet e motit po e favorizojnë Europën. Temperatura më të larta këtë muaj krahasuar me vite më parë e......

Tregtia “orientohet” drejt Maqedonisë së Veriut - Eksportet dhe importet e Shqipërisë me RMV, rritje me 3 miliardë lekë!
Shqipëria ka rritur nivelin e shkëmbimeve me Maqedoninë e Veriut, ndërsa ka njohur rënie me Kosovën. Referuar të dhënave të tregtisë së jashtme të publikuara......

Studimi: Një e katërta e të rriturve amerikanë nën 30 vjeç tani i marrin lajmet e tyre nga TikTok
TikTok është vendi ku miliona amerikanë shkojnë për të parë video me koreografi kërcimi, demonstrime gatimi dhe shumë më shumë se kaq. Është gjithashtu vendi......

BQE sërish drejt një rritje gjigante të normës për të 'zbutur bishën e inflacionit'!
Banka Qendrore Europiane pritet të lërë mënjanë shqetësimet e recesionit dhe të japë një tjetër rritje të madhe të normës së interesit këtë javë për të ulur......

Pse kompania prestigjioze gjermane e makinave vendosi të prodhojë bateri në SHBA?!
BMW njoftoi së fundmi një investim prej 1.7 miliardë dollarësh për të ndihmuar në përgatitjen e fabrikës së saj të madhe Spartanburg, në Karolinën e Jugut, për......