Ekonomia e Kinës rritet me 3,9% - Në tremujorin e tretë “frenuan” importet dhe sektori imobiliar. Objektivi ishte 5,5%

Kina raportoi se produkti i brendshëm bruto në tremujorin e tretë u rrit me 3.9% në bazë vjetore, më lart se pritshmëritë, por më pak se objektivi zyrtar prej rreth 5.5%. Kontrollet Covid-19 mbi aktivitetin e biznesit, veçanërisht në tremujorin e dytë të vitit, kanë ndikuar në rritjen dhe kanë shtyrë shumë banka investuese të ulin parashikimet e tyre për vitin e plotë në rreth 3%.
Kina gjithashtu publikoi të hënën të dhënat tregtare për shtatorin. Eksportet, një shtytës kryesor i rritjes ekonomike të vendit, tejkaluan pritshmëritë me një rritje prej 5.7%. Megjithatë, importet me bazë vjetore u rritën vetëm me 0.3% në shtator.
Gjatë kësaj periudhe e regjistrua një rënie e sektorit të pasurive të paluajtshme, ndërsa industria e automobilave mbeti një pikë e fortë nën mbështetjen e Pekinit për automjetet e reja me energji. Shitjet me pakicë u rritën me 2.5% në shtator nga një vit më parë, duke u ngadalësuar nga gushti, por shitjet e automjeteve u rritën me 14.2%.
Prodhimi industrial u rrit me 6.3% në shtator nga një vit më pare dhe prodhimi i automobilave u rrit me gati 24%, ndërsa vendi prodhoi më shumë se dyfishin e numrit të automjeteve me energji të re krahasuar me një vit më parë.
Shkalla e papunësisë urbane u rrit në 5.5% në shtator. Për tre tremujorët e vitit, të ardhurat e disponueshme për frymë të banorëve të qytetit u rritën me 2.3% në bazë vjetore duke arritur një mesatare për frymë prej 587 dollarë.
SCAN
Sondazh

Pritet recesion teknik në Eurozonë - FMN: Vazhdimi i rritjes së normave të interesit është sigurim ndaj rreziqeve
Një përzierje toksike e inflacionit të lartë dhe rritjes së ngadaltë po rëndon mbi Europën. "Këtë dimër më shumë se gjysma e vendeve në Eurozonë do të......

“Çmimet rrezikojnë rritjen e varfërisë” - Salinas: Të rishikohet ndihma ekonomike, të investohet në fuqinë punëtore
Rritja e çmimeve mbart me vete rrezikun që shtresat vulnerabël të cilat trajtohen me pagesa shtetërore, të bien në kufijtë e varrfërisë. Banka Botërore......

BB parashikon rënie të ekonomisë shqiptare - Raporti/ Rritja në 3.2 % e PBB, inflacioni sjell rreziqe të shtuara
Banka Botërore parashikon që viti 2022 do të mbyllet me një rritje ekonomike të ngadalësuar në 3.2 për qind, e ndikuar nga lufta në Rusi-Ukrainë dhe rritja e......

Tatimet të “mbytura” në gjyqe, 2022 i gjeti me 1,592 padi - Vlera monetare e subjekteve debitore arrin në rreth 14,2 miliardë lekë
Administrata tatimore është ndër subjektet shtetërore më të padituara nëpër gjykata. Sipas Kontrolli të Lartë të Shtetit, i cili ka audituar gjatë muajve të......

Edhe amerikanët kërkojnë një punë të dytë - Inflacioni në rritje “gërryen” të ardhurat për familjet
Inflacioni gjithnjë në rritje po detyron më shumë se gjysmën e punëtorëve amerikanë të marrin në konsideratë gjetjen e një pune të dytë, sipas një studimi nga......

500 milionë lekë investime për fshatrat turistike - Fondi Shqiptar i Zhvillimit hap tenderin për transformimin e tyre
Një transformim I fshatrave turistik për rigjallërimin e tyre ekonomik është parashikuar të ndodhë. Fondacioni Shqiptar i Zhvillimit nën titullin “Investime......

Guvernatori Sejko pret Ambasadoren e re të Zvicrës – Në diskutim bashkëpunimet dhe programet dypalëshe
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, ka zhvilluar një takim në ambientet e Bankës së Shqipërisë me Ambasadoren e re të Zvicrës në Shqipëri, Sh.S.Zj.......

Moti i nxehtë, faktor kursimi i gazit në Europë - Gjermania dhe Franca me temperatura vere. Depozitat e gazit në Europë mbushen 93%
E ndodhur në një krizë tashmë prej muajsh, duket se kushtet e motit po e favorizojnë Europën. Temperatura më të larta këtë muaj krahasuar me vite më parë e......