Shqipëria Postuar më 24 Tetor 2022, 16:37

Shërbim dentar në qendrën shëndetësore “Fundjavë Ndryshe”. Investimi i ‘Tirana East Gate’, falas për shtresat në nevojë

Nga SCAN TV
Shërbim dentar në qendrën shëndetësore

Kompanitë e Grupit BALFIN kanë qenë vazhdimisht në krah të nismave që “Fundjava Ndryshe” ka ndërmarrë për njerëzit në nevojë. Së fundmi “Tirana East Gate (TEG)”, ka mundësuar pajisjen e klinikës dentare në Qendrën Shëndetësore “Fundjavë Ndryshe” me të gjitha mjetet e nevojshme për të ofruar shërbimet mjekësore.

Për të gjithë qytetarët të cilët kanë të nevojshme higjienën dentare, tashmë një departament stomatologjie është ndërtuar në këtë qendër shëndetësore. TEG ka menduar për të gjithë qytetarët e zonave përreth qendrës shëndetësore duke u ardhur në ndihmë.

Menaxheri i qendrës shëndetësore “Fundjavë Ndryshe”, njëkohësisht mjek logopedist, Kalvin Dyrmishi tregon më tepër detaje për këtë shërbim të ri të sapo ofruar.

Ky shërbim do t’i vijë në ndihmë të gjithë qytetarëve, ndërkohë për shtresat në nevojë do të mundësohet falas.

‘Tirana East Gate’ i ka fokusuar projektet e saj sociale tek të rinjtë dhe angazhimi i tyre në dobi të mjedisit dhe jetesës së shëndetshme.

SCAN

 

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat