Shqipëria Postuar më 24 Shtator 2024, 21:27

Shqipëria dhe Emiratet e Bashkuara krijojnë kompaninë KESH&MAZDAR - Projekt i përbashkët për linjën nënujore energjetike italiane

Nga SCAN TV
Shqipëria dhe Emiratet e Bashkuara krijojnë kompaninë

Shqipëria dhe Emiratet e Bashkuara Arabe do të bashkepunojnë në dy projekte të mëdha. Kjo u bë e ditur nga kryeministri Edi Rama, pas takimit që zhvilloi me Sultan Ahmed Al Jaber, Ministër i Industrisë dhe Teknologjisë së Avancuar të Emirateve të Bashkuara Arabe.

Projekti i parë është krijimi i kompanisë së përbashkët të prodhimit energjitik KESH&MAZDAR, e cila do të ketë një portofol të ri ambicioz investimesh në Shqipëri e në rajon. Ndërsa projekti i dytë parashikon ndërtimin e linjës nënujore të transmetimit të energjisë me Italinë, në një bashkëpunim tripalësh Shqipëri-EBA-Itali.

“Me mikun e çmuar Sultan Ahmed Al Jaber, Ministër i Industrisë dhe Teknologjisë së Avancuar të Emirateve të Bashkuara Arabe, për dy projektet e mëdha të energjisë që po finalizojmë bashkarisht, krijimin e kompanisë së përbashkët të prodhimit energjitik KESH&MAZDAR, e cila do të ketë një portofol të ri ambicioz investimesh në Shqipëri e në rajon dhe së dyti, ndërtimin e linjës nënujore të transmetimit të energjisë me Italinë, në një bashkëpunim tripalësh Shqipëri-EBA-Itali”, ka shkruar Rama.

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat