Të huajt “braktisin” jugun për veriun - Çmimet e larta të hoteleve në bregdet zhvendosën pushuesit në mal

Hamit Yzeiraj/SCAN
Ngadalësimi i turizmit gjatë muajit korrik ka nxjerrë në pah disa abuzime të dukshme me çmimet, veçanërisht në zonën e jugut të Shqipërisë. Sipas të dhënave të publikuara nga INSTAT, gjatë dy muajve të parë të verës, shtetasit e huaj regjistruan rreth 235 mijë netë qëndrime në veri, duke shënuar një rritje prej rreth 40% në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Në kontrast, zona e jugut përjetoi një zbehje të numrit të netëve qëndrimeve, me një rritje më modestë prej 27%. Kjo rritje më e ulët lidhet kryesisht me abuzimet me çmimet që hotelet në jug kanë bërë në përpjekje për të kapitalizuar parashikimet optimiste të qeverisë për ardhjen e 14 milionë turistëve në vitin 2024.
Analiza e platformës "Booking" tregon se hotelet në Vlorë dhe Sarandë ofrojnë çmime që janë dukshëm më të larta krahasuar me vitin e kaluar. Një hotel me 4 yje tani ofron një dhomë për tre persona për rreth 14 mijë lekë nata, ndërsa në veri, çmimet për të njëjtin standard variojnë rreth 10 mijë lekë, ose ndonjëherë edhe më pak.
Ky fenomen ka rezultuar në një përmirësim të dukshëm të turizmit malor, i cili po fiton terren përballë turizmit bregdetar. Rritja e numrit të vizitorëve në veriun e vendit tregon se turistët po preferojnë alternativa më të lira dhe me cilësi më të mirë, duke përfituar nga ofertat më konkurruese. Kjo situatë thekson nevojën për një rregullim më të fortë të politikave të çmimeve dhe për një mbikëqyrje më të madhe nga autoritetet për të garantuar një zhvillim të qëndrueshëm të turizmit në të gjithë vendin.
Sondazh

Më pak mbetje të ricikluara në vitin 2023 - Depozitimi në landfille, metoda kryesore e menaxhimit
Armela Duka/SCAN Sipas “Institutit të Statistikave” në të dhënat e publikuara së fundmi mbi mbetjet e ngurta urbane shihet se përgjatë vitit 2023 ka......

Gushti, rekord në konsumin e karburantit - Rritet importi i birrës dhe duhanit, importohet më pak kafe
Elisabeta Dosku/ SCAN Sezoni veror është shoqëruar edhe me një rritje të ndjeshme të importit të mallrave të akcizës. Vetëm në Gusht, janë importuar......

Dy akse rrugore, në rikonstruksion - ARRSH lidh kontratat për Kombinat-Ndroq-Plepa dhe Berat-Ballaban
Ola Mitre / SCAN Autortieti Rrugor Shqiptar ka lidhur kontratat, që i hapin rrugë nisjes së punimeve në 2 rrugë kombëtare. Kontrata e parë përfshin......

Si do të rritet akciza për alkoolin dhe duhanin? - Plani, preken prodhuesit e vegjël të verës. Skemë e re për duhanpirësit
Elisabeta Dosku/SCAN Qeveria parashikon të rrisë taksën e akcizës për produktet e alkoolit dhe të duhanit. Referuar strategjisë aftemesme të të......

Sigurimi i makinës nuk do të kushtojë njëlloj për të gjithë - Bordi i AMF miraton rregulloren. Hyn në fuqi më 1 janar 2025
Ernilda Luzi/SCAN Nga 1 janari i viti 2025 drejtuesit e mjeteve do të paguajnë tarifa të reja bazuar në një listë faktorësh që ndikojnë në rrezikun për......

Investimi në lëndë djegëse fosile mund të kushtojë më shumë sipas planeve të reja të sigurimit të BE-së!
Edel Strazimiri / SCAN Siguruesit mund të penalizohen për investime në kompanitë e karburanteve fosile sipas planeve që po diskutohen nga rregullatorët......

Bankat janë të papërgatitura për krizën e ardhshme financiare, paralajmëron raporti i ri!
Edel Strazimiri / SCAN Politikëbërësit europianë po nxiten që t'i bëjnë bankat më rezistente ndaj goditjeve të mundshme në rast të një krize tjetër......

Sa këmbehen sot valutat kryesore?
Dollari amerikan duket se e ka nisur këtë të martë pozitivisht pasi është blerë sot me 88.7 lekë dhe është shitur me 89.8 lekë në raport me dje sipas......