Shqipëria Postuar më 24 Shtator 2024, 11:12

Dy akse rrugore, në rikonstruksion - ARRSH lidh kontratat për Kombinat-Ndroq-Plepa dhe Berat-Ballaban

Nga SCAN TV
Dy akse rrugore, në rikonstruksion - ARRSH lidh kontratat për

Ola Mitre / SCAN

 

Autortieti Rrugor Shqiptar ka lidhur kontratat, që i hapin rrugë nisjes së punimeve në 2 rrugë kombëtare. Kontrata e parë përfshin aksin rrugor Kombinat – Ndroq – Plepa dhe ka një vlerë prej rreth 6.8 mln euro, ndërsa kontrata tjetër përfshin aksin Berat - Ballaban.

Punimet në rrugën e Ndroqit do të kryhen nga bashkimi i operatorëve “Arifaj” dhe “Eurokos Holding”, dega në Shqipëri, ndërsa përfshijnë vetëm lotin 1, çka sugjeron se një tjetër procedurë do të duhet të zhvillohet për pjesën tjetër të rrugës.

Rikonstruksioni i rrugës Kombinat – Ndroq – Plepa vjen në një kohë me punimet që do të kryhen për zgjerimin e autostradës Tiranë – Durrës, duke shërbyer si një alternativë për të aksesuar qytetin bregdetar dhe anasjelltas.

Ndëkaq, sa i takon aksit Berat – Ballaban, vlera e kontratës është rreth 20 mln euro, ndërsa punimet do të kryen nga bashkimi i operatorëve “G. P. G. Company”, “Vega” dhe “NG Structures”. Edhe në këtë rast objekt i saj është loti 1 i rrugës.

Vitin e kaluar për këtë rrugë u lidh kontrata edhe për lotin 3, teksa përmirësimi i këtij aksi shkurton kohën dhe distancën e udhëtimit automobilistik ndërmjet bashkive Përmet, Tepelenë, Memaliaj dhe Gjirokastër me bashkinë Berat, ndërsa pritet të krijojë akses më të afërt edhe me shtetin fqinj Greqinë, nëpërmjet pikës doganore “Tre Urat”.

 

 

Sondazh

Poll
Shqipëria 24 Shtator

Sa këmbehen sot valutat kryesore?

  Dollari amerikan duket se e ka nisur këtë të martë pozitivisht pasi është blerë sot me 88.7 lekë dhe është shitur me 89.8 lekë në raport me dje sipas......

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat