Bota Postuar më 24 Shtator 2024, 14:50

3-fishim i energjisë së rinovueshme deri në 2030 - Agjencia e Energjisë thekson nevojën për investime në rrjetet elektrike

Nga SCAN TV
3-fishim i energjisë së rinovueshme deri në 2030 - Agjencia e

Kristi Ceta/SCAN

 

Synimi për të trefishuar kapacitetin global të energjisë së rinovueshme deri në vitin 2030 dhe për të zvogëluar përdorimin e karburanteve fosile është i arritshëm, tha Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë në një raport, por do të kërkojë një shtytje të madhe për të zhbllokuar pengesat e mundshme, si lejet dhe lidhjet e rrjetit.

Raporti vjen ndërsa liderët nga qeveria dhe biznesi mblidhen së bashku në javën e klimës në Nju Jork për të provuar të çojnë përpara veprimet kundër ndryshimeve klimatike.

Pothuajse 200 vende në samitin e klimës në Dubai vitin e kaluar ranë dakord të arrijnë emetimet zero nga sektori i energjisë deri në vitin 2050 dhe u zotuan të trefishojnë kapacitetin e energjisë së rinovueshme nga era dhe dielli.

Agjencia tha se qëllimi i energjisë së rinovueshme "është i arritshëm falë ekonomisë së favorshme, potencialit të bollshëm të prodhimit dhe politikave të forta", por më shumë kapacitete të rinovueshme në vetvete nuk do të zvogëlojnë përdorimin e karburanteve fosile apo të zvogëlojnë kostot për konsumatorët.

"Për të zhbllokuar përfitimet e plota të objektivit të trefishimit, vendet duhet të bëjnë një shtytje të përbashkët për të ndërtuar dhe modernizuar 25 milionë kilometra rrjete elektrike deri në vitin 2030. Botës do t'i duhen gjithashtu 1,500 gigavat (GW) kapacitet të ruajtjes së energjisë deri në vitin 2030”, u shpreh Agjencia.

Gjithashtu, vendet duhet të përfshijnë objektivat e burimeve të rinovueshme dhe të eficencës së energjisë në planet e tyre kombëtare për të përmbushur objektivat e vendosura sipas marrëveshjes së Parisit për klimën.

Emetimet nga sektori global i energjisë shënuan një rekord të lartë vitin e kaluar. Trefishimi i kapacitetit të energjisë së rinovueshme dhe dyfishimi i masave të efikasitetit të energjisë për të reduktuar përdorimin e energjisë mund të zvogëlojë emetimet globale të gazeve serrë me 10 miliardë tonë deri në fund të dekadës, thuhet në raport.

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat