Europa Postuar më 24 Shtator 2024, 10:35

Gjermani, zgjerohet rrjeti i energjisë me bateri - Energjia e rinovueshme përbën 60% të totalit në gjysmën e parë të 2024

Nga SCAN TV
Gjermani, zgjerohet rrjeti i energjisë me bateri - Energjia e rinovueshme

Kristi Ceta/SCAN

 

Kapaciteti i baterive të rrjetit energjetik të Gjermanisë, që përdoren për të stabilizuar rrjetet e energjisë elektrike, është rritur me gati një të tretën deri më tani këtë vit, sipas të dhënave zyrtare. Kjo rritje pasqyron përpjekjet për të ndihmuar rrjetet të prodhojnë më shumë energji të rinovueshme.

Qeveria dëshiron që energjia e erës dhe diellore të përbëjnë 80% të energjisë elektrike deri në vitin 2030. Energjitë e rinovueshme kontribuan 60% në prodhimin e energjisë në gjysmën e parë të 2024.

Qëllimet afatgjata kërkojnë një rritje të procesit të ruajtjes për të ndihmuar në balancimin e ofertës dhe kërkesës në sistem, si dhe për të reduktuar paqëndrueshmërinë në çmimet e energjisë brenda ditës në tregun e shitjes me shumicë.

Një zëdhënës i ministrisë së ekonomisë përmendi masat e marra për të ulur tarifat për infrastrukturën e re dhe përshpejtimin e miratimeve. Kompanitë me bateri mund të përfitojnë duke shitur energji kur çmimet janë të larta dhe duke mbushur depozitat e tyre me energji kur çmimet janë të ulëta apo edhe negative.

Një regjistër tregu i komisionuar nga qeveria, të cilit iu referua zëdhënësi, tregoi se ishin përfunduar 1.8 gigavat orë (GWh) kapacitet më 18 shtator, krahasuar me 1.4 GWh në 1 janar.

Një javë më parë, firma britanike e energjisë VPI, e mbështetur nga tregtuesi i energjisë Vitol, tha se do të investojë deri në 450 milionë euro brenda 5 viteve të ardhshme në projektet e baterive.

Regjistri i tregut, i përpiluar nga universiteti teknik i Aachen-it, listoi gjithashtu një tubacion prej 3.7 GWh deri në shtator 2027. Utility RWE është ndër operatorët lokalë që po ndërtojnë asetet e ruajtjes. Deri në fund të vitit 2024, kjo kompani do të funksionojw me një kapacitet prej 235 megavat orë në dy termocentrale, mes projektesh të tjera brenda dhe jashtë vendit.

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat