Shqipëria Postuar më 23 Shtator 2024, 14:33

Sipërmarrësit shqiptarë në botë bëhen bashkë - Si po bashkëpunojnë bizneset duke ndihmuar njëri-tjetrin?  

Nga SCAN TV
Sipërmarrësit shqiptarë në botë bëhen bashkë

Diamila Leka/ SCAN

 

Marsilda Bialczak prej vitesh punon dhe jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Si organizuese e këtij eventi në Shqipëri, por edhe të shumë eventeve të ngjajshme në SHBA, thekson se fokusi i takimeve të tilla është krijimi i marrëdhënieve të reja mes sipërmarrësve shqiptarë, si dhe ndarja e eksperiencave. Por si e nisi këtë iniciativë, për të bërë bashkë sipërmarrësit shqiptarë nga e gjithë bota?

“Mendoj që kur ndodhi pandemia, shumë njerëz lakmuan që të hapin një sipërmarrje apo një biznes online. Një nga këta isha dhe unë, hoqa dorë nga korporata dhe vendosa të kisha me fleksibilitet, hapa agjencinë e marketingut. Por vura re që nuk kisha mbështetje, nuk ke platforma apo mundësi që të paktën të dish çfarë të bësh. Se mund të jesh eksperte në një fushë por jo te të gjitha, me vullnetin që pata hapa një grup në Facebook. Nuk mendova që do bëheshe çfarë është bërë sot, dhe ftova të gjithë sipërmarrësit shqiptarë nëpër botë. Ky grup u rrit aq shumë sa njerëzit kanë krijuar bashkëpunime, kanë krijuar miqësi, relata, dhe nisa eventet në Amerikë, se jetoj në Neë Hampshire dhe shumë njerëz e panë që duan më shumë nga këto evente,dhe sipërmarrësit shqiptarë në Tiranë dhe në Kosovë ma kërkuan. Prandaj kemi ardhur në këtë event sot, për të mbleddhur sipërmarrësit dhe për të bashkëpunuar, për të ndarë idera dhe për të bërë një farë netëork, pra lidhje më të ngushta me njëri-tjetrin.”

Por si po e ndihmojnë njëri-tjetrin shqiptarët në biznesbërje në Shqipëri si dhe gjithandej nëpër botë, ku vështirësia është më e madhe jashtë sesa në vendin tonë?

“Mendoj duke patur parasysh si ka evoluar teknologjia këto 5 vitet e fundit, një sipërmarrësi shqiptar nuk i mungon asnjë gjë të depërtoj drejt tregut të madh. Sepse ke rrjetet sociale, ke ëebsite, shumë kompanira amerikane apo të huaja nëse janë në Europë, janë të hapura që të marrin biznesmenë edhe nga Shqipëria, pasi me një kosto më të ulët për ata, por janë të hapur për bashkëpunime. Pra, kjo nuk i mungon sipërmarrësve shqiptarë të evolojnë, por duhet të dijnë dhe ata të mësojnë çfarë duhet që të depërtojnë në tregun amerikan dhe gjëja më e mirë janë relatat. Po nuk pate relata, nuk mund të depërtosh në një kompani që mund të jetë një nga 500 kompanitë më të mëdhaja për shembull në Amerikë, duhet të kesh një farë lidhje, një farë prezantimi, sado strategji të mirë marketingu mund të bësh, strategji shitje, nëse ti nuk ke atë referencën që unë e njoh këtë person, bëj një punë të mirë, e njoh këtë kompani, do jetë shumë e vështirë për të hyrë. Prandaj unë dua ta organizoj këtë event, që të gjithë të kenë mundësi. Mjafton të kesh një lidhje, të jesh në kohën e duhur, në vendin e duhur dhe jeta dhe biznesi mund të ndryshojë përgjithmonë.”

Sipas Bajraktarit, pjesa e rëndësishme kur sipërmarrësit bëhen bashkë është se mësojnë nga eksperiencat dhe krijojnë lidhje apo kontakte bashkëpunimi.

“Eventet e komunitetit të bizneseve janë të rëndëishme. Sipërmarrëist bëjnë një rrugëtim jo shumë të lehtë dhe shumica prej tyre ndihen vetëm gjatë këtij rrugëtimi, duhet të marrin vendime të vështira. Edhe ana psikologjike kështu ndikon, kështu që evente të tilla bëjnë që ne sipërmarrësit, t’i ndajmë të gjitha sfidat e jetës së përditshme të biznesit bashkarisht, dhe të kupojmë që nuk jemi vetëm, të gjithë kemi problematika dhe sfida të ngjashme dhe rrugëtimi bëhet më i lehtë kur ke një komunitet që mbështet njëri-tjetrin. Unë organizoj shpesh evente biznesi, dhe eventet e biznesit kryesisht kanë shumë qëllime, për të mësuar, për të bërë network. Pjesa më e rëndësishme, është për të bërë network, sepse ti mund të mësosh edhe duke hapur YouTube, duke ndjekur një podcast, por pjesa më e rëndësishme për biznesin janë lidhjet. Ti krijon rrrjetëzim me persona të tjerë, që në të ardhmen mund t’i kesh punonjës etj.”

Tomorr Kokona, është një sipërmarrës shqiptar i cili jeton dhe punon në Angli. Përvec se është koreograf, ushtron profesionin edhe si konsulent biznesesh. Ai ka ardhur në Tiranë në eventin e sipërmarrësve shqiptarë, për të krijuar sa më shumë lidhje me biznesmenët shqiptarë nëpër botë.

“Ndihmoj bizneset e vogla, duke filluar nga fillimi. Jetoj në Britani, kam ardhur pikërisht për këtë event. Është një nga eventet e munguara të gjithë Diasporës, por sidomos bizneseve të vogla. Jam vërtetë shumë entuziast, që tani kemi një iniciativë që ka ardhur nga Amerika, po e sjellim në Shqipëri, dhe po ndihmon të gjithë bizneset e vogla. Duke i dhënë mundësi njëri-tjetrit që të krijojnë lidhje, duke shpërndarë talente sidomos me biznesin në të gjithë botën. Pritshmëria është e natyrshme, për të njohur bizneset e tjera, për të bërë lidhje me bizneset e ndryshme në Shqipëri por edhe në Diasporë sidomos, dhe për të mbështetur apo përkrahur njëri-tjetrin që të gjithë të përfitojnë jo vetëm nga ana financiare por gjithashtu nga ana e influencës.”

Këtij takimi ju bashkua dhe Frida Bedaj e cila jeton në New York prej vitesh, ndërsa mbështetja për bizneset shqiptare nuk ka munguar asnjëhere nga ana e saj.

“Ajo që bëj unë është shumë specifike, dhe jetojmë në një revolucion teknologjik të madh, dhe stresi ankthi, është më i madh sepse nuk ndihemi të mjaftueshëm qoftë në New York që jetoj unë, qoftë në Tiranë,dhe e pashë të arsyeshme një podcast për botën shpiërtërore. Mendoj që është një gjë shumë e mirë, për të qenë sa më afër të kuptojmë ato sfidat tona poshtë e lartë. Unë mbështes gjithmonë bizneset shqiptare, kudo që janë, eventet gjithmonë filmat, jam gjithmonë e pranishme. E quaj si këtë mund të bëj unë për kombin edhe e bëj.”

 

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat