Elektrifikimi i hekurudhës Durrës-Pogradec - Rihapet tenderi për projektimin, fondi limit 450 000 euro

Ola Mitre / SCAN
Linja hekurudhore e korridorit VIII, që fillon në Durrës dhe përfundon në Pogradec do të jetë elektrike, por tenderi që synon gjetjen e kompanisë së do të hartojë projektin nuk është finalizuar ende. Procedura u hap nga Hekurudha Shqiptare në prill të këtij viti në faqen e prokurimeve publike të Bashkimit Evropian, teksa afati i fundit për pranimin e ofertave ishte 3 qershori.
Por, pas kësaj procedure janë hapur edhe 2 tenderë të tjerë me të njëjtin objekt, duke sugjeruar se kontraktori nuk është përzgjedhur ende. Ndërkaq, tenderi i fundit i rishpallur përcakton se ofertat e kompanive të interesuara do të pranohen deri në datën 4 tetor.
Por ndryshe nga 2 tenderët e parë, ku tipi i procedurës ishte i kufizuar vetëm për kompanitë që do të ftoheshin të ofertonin, në tenderin që është aktiv tipi i procedurës është “i hapur”, çka do të thotë se të gjitha kompanitë e interesuara mund të dorëzojnë ofertë.
Fondi limit për projektimin e elektrifikimit të kësaj linje hekurudhore është 450 mijë euro, teksa projekti financohet përmes një granti nga Korniza e Investimeve të Ballkanit Perëndimor. Sipas të dhënave të publikuara, konsulenti do të duhet të kryejë matje në terren ndërmjet Durrësit dhe Pogradecit, duke bashkëpunuar me entin prokurues dhe autoritetet përkatëse kombëtare dhe vendore. Ndërkohë që, projekti do të duhet të jetë gati brenda 12 muajsh nga nënshkrimi i kontratës.
Linja hekurudhore e projektit të rehabilitimit ndjek atë ekzistuese dhe pas përfundimit të punimeve parashikohet që trenat të kenë një shpejtësi 120 kilometra/orë. Korridorit VIII hekurudhor nis nga Durrësi në Pogradec, ku lidhet me Maqedoninë e Veriut, në fshatin Lin.
Sondazh

Aeroporti i Gjirokastrës, gati në 2025 - Kote: Do të ndikojë në rritjen e turizmit për të gjithë zonën
Lidion Kulla/Scan Aeroporti i Gjirokastrës pritet të hapet në vitin 2025 dhe do të jetë në shërbim të avionëve të vegjël, që përshkojnë distanca të......

Reformë e re për deklarimin real të pagave - Cilat janë 7 masat që do të merren për të vënë “nën kontroll” tregun e punës?
Elisabeta Dosku/ SCAN Qeveria do të ndërmarrë një tjetër reformë që synon deklarimin real të pagave të punonjësve nga bizneset në vend por edhe......

Produktet e bulmetit, rekord absolut importesh në Gusht - Vlera arriti në rreth 767 milionë lekë, ose rreth 33% më shumë se vjet
Xhorxhina Deda/SCAN Përgjatë pesë viteve të fundit duket se sektori i blegtorisë paraqitet në një rënie të qëndrueshme sa i përket numrit të krerëve......

Çmimet në ALPEX, pranë bursës hungareze - Raporti i ERE: Në 73% të rasteve janë të njëjta
Ola Mitre/SCAN Në rreth 73% të rasteve çmimet e tregtimit të enegjisë në Bursën Shqiptare të Energjisë Elektrike ndjekin të njëjtin trend me çmimet e Bursës......

Më shumë interes për trashëgiminë kulturore - Në total janë mbi 875 mijë vizitorë. Parqet Arkeologjikë kryesojnë me turistë
Diamila Leka/ Scan Shifrat e turistëve që tregojnë interes për trashëgiminë tonë kulturore po rriten nga muaji në muaj. E kësisoj, referuar shifrave për......

Rreth 6.6 mln objekte të dërguara me postë - Posta Shqiptare shënoi rënie me 34% për dërgesat e shërbimit jo universal
Ledina Elezi/SCAN Rreth 6.6 milionë objekte postare u dërguan nga Posta Shqiptare dhe Ofruesit e tjerë të Shërbimeve Postare gjatë tremujorit të dytë......

Cili është momenti më i keq i ditës?
Edel Strazimiri / SCAN Koha më e keqe e ditës korrespondon me një moment specifik: Ora 5 e mëngjesit. Studiuesit nga Universiteti i Miçiganit dhe......

Si ka nisur kjo javë për valutat e huaja?
Dollari amerikan e ka nisur këtë javë pozitivisht edhe pse qëndron ende nën vlerat e tij të zakonshme duke u blerë sot me 88.7 lekë dhe duke u shitur me......