Më shumë interes për trashëgiminë kulturore - Në total janë mbi 875 mijë vizitorë. Parqet Arkeologjikë kryesojnë me turistë

Diamila Leka/ Scan
Shifrat e turistëve që tregojnë interes për trashëgiminë tonë kulturore po rriten nga muaji në muaj. E kësisoj, referuar shifrave për vizitorët në sitet tona kulturore kanë shënuar një rritje të konsiderueshme prej 36% për periudhën tetë mujore, janar-gusht, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2023. Të gjitha muzetë, kalatë, parqet arkeologjike si dhe monumentet kulturore, kanë mirëpritur 875,315 vizitorë gjithsej në tetë muaj këtë vit.
Por për çfarë tregojnë interes më shumë turistët për të vizituar në sitet kulturore?
Sipas të dhënave, më shumë interes kanë treguar për Parqet Arkeologjike, duke arritur në 340,296 vizitorë ose 30% më shumë krahasuar me vitin 2023. Të dytët për nga renditja e vizitorëve janë Muzetë Kombëtarë me 302,384 vizitorë, ose 26% më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Ndërkohë në vendin e tretë janë Kalatë dhe Monumentet Kulturore të cilat janë vizituar nga 232,635 shtetas, ose 30% më shumë krahasuar me vitin 2023.
Ndërkohë, pak ditë më parë Ministri i Ekonomisë Kulturës dhe Inovacionit Blendi Gonxhja theksoi se të gjitha trashëgimitë kulturore do të restaurohen. Sipas tij, do të ketë një menaxhim më të mirë dhe se investimet kanë nisur. Deri më tani janë rreth 373 milionë lekë investime nga buxheti i ministrisë dhe Institutit të Trashëgimisë Kulturore.
Sondazh

Rreth 6.6 mln objekte të dërguara me postë - Posta Shqiptare shënoi rënie me 34% për dërgesat e shërbimit jo universal
Ledina Elezi/SCAN Rreth 6.6 milionë objekte postare u dërguan nga Posta Shqiptare dhe Ofruesit e tjerë të Shërbimeve Postare gjatë tremujorit të dytë......

Cili është momenti më i keq i ditës?
Edel Strazimiri / SCAN Koha më e keqe e ditës korrespondon me një moment specifik: Ora 5 e mëngjesit. Studiuesit nga Universiteti i Miçiganit dhe......

Si ka nisur kjo javë për valutat e huaja?
Dollari amerikan e ka nisur këtë javë pozitivisht edhe pse qëndron ende nën vlerat e tij të zakonshme duke u blerë sot me 88.7 lekë dhe duke u shitur me......

Barnier paralajmëron rritje taksash për të pasurit - Kryeministri francez synon të reduktojë deficitin buxhetor
Kristi Ceta/SCAN Kryeministri Michel Barnier paralajmëroi rritjen e taksave për individët më të pasur të Francës dhe disa korporata të mëdha për të......

Kërkesa e pakët ul investimet për projekte të gjelbra - Projekte deri në 700 mld USD në vështirësi për shkak të mungesës së tregut
Kristi Ceta/SCAN Kërkesa e dobët për produkte të gjelbra po frenon investimet e nevojshme deri në 700 miliardë dollarë në projekte me karbon të ulët në......

Përdorimi i llavës vullkanike në ndërtim - Islanda propozon shndërrimin e substancës në material strukturor
Kristi Ceta/SCAN Një studio arkitekture në Islandë ka propozuar përdorimin e llavës së vullkanit si material ndërtimi. Arnhildur Pálmadóttir do të......

Transporti publik në Europë - Qytetarët e Tiranës dhe Romës, më të pakënaqurit sipas studimit
Kristi Ceta/SCAN Transporti publik ka një ndikim të madh në kënaqësinë e përgjithshme të banorëve me qytetin ku jetojnë, sipas raportit të Komisionit......

Italia, me energjinë më të shtrenjtë në Evropë - Kostot janë rritur, pavarësisht investimeve në sektorin e gjelbër
Kristi Ceta/SCAN Çmimet e energjisë elektrike në Itali janë më të lartat midis ekonomive kryesore evropiane, për shkak të një mbështetjeje të......