Italia, me energjinë më të shtrenjtë në Evropë - Kostot janë rritur, pavarësisht investimeve në sektorin e gjelbër

Kristi Ceta/SCAN
Çmimet e energjisë elektrike në Itali janë më të lartat midis ekonomive kryesore evropiane, për shkak të një mbështetjeje të qëndrueshme në lëndët djegëse fosile, pavarësisht rritjes së prodhimit të energjisë së rinovueshme.
Çmimet me shumicë të energjisë elektrike në Itali kanë qenë mesatarisht rreth 100 euro për megavat orë (MWh) në 2024, sipas grupit të ekspertëve të energjisë Ember.
Kjo krahasohet me 69 euro në Gjermani e 50 euro në Spanjë, dhe do të thotë se familjet dhe bizneset e Italisë paguajnë fatura shumë më të mëdha të energjisë sesa shumica e kolegëve të tyre në të gjithë Evropën.
Varësia e lartë nga lëndët djegëse fosile për prodhimin e energjisë elektrike është shtytësi kryesor i kostove të larta të energjisë në Itali. Në vitin 2023, ato mbulonin 55% të energjisë elektrike të Italisë, tregojnë të dhënat e Ember. Kjo krahasuar me 45% në Gjermani, 39% në Mbretërinë e Bashkuar, 25% në Spanjë dhe 41% për Evropën në tërësi.
Deri më tani në vitin 2024, firmat italiane të energjisë kanë arritur të rritin prodhimin e pastër të energjisë në një rekord të ri dhe kanë ulur përdorimin e karburanteve fosile nën 50% për herë të parë, duke e çuar në 47%.
Megjithatë, gjenerimi me anë të lëndëve djegëse ende tejkalon atë të ekonomive rivale, me Evropën në tërësi që regjistron 37% këtë vit dhe Gjermaninë 40%.
Gjenerimi total i energjisë së pastër pritet të bjerë, teksa po shkojmë drejt dimrit, duke ringjallur prodhimin me anë të karburanteve fosile.
Në total, prodhimi i energjisë elektrike të pastër në Itali ka shënuar një rekord prej 88 teravat orë (TWh) gjatë periudhës janar-gusht, krahasuar me 73.4 TWh gjatë të njëjtëve muaj në 2023.

Balluku: Skema e re e subvencionimit të ujit, mbështetje për çdo kategori në nevojë
Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, bëri të ditur se me mbështetjen e Bankës Botërore dhe SECO,......

Zjarret masive të këtij viti mund të nxisin përmbytjet - Ekspertët: Në Shqipëri rreziku i përmbytjeve është i lartë
Ekspertët e pyjeve dhe studiuesit e natyrës thonë se zjarret masive të këtij viti pritet të rrisin rrezikun e përmbytjeve gjatë stinës së dimrit. Zjarret......

Distanca punë-shtëpi – Si krahasohen shtetet europiane?!
Edel Strazimiri / SCAN COVID-19 ka ndikuar shumë në jetën e punës, me shumë njerëz që kanë filluar të punojnë në distancë gjatë pandemisë. Kompanitë që......

Rishikim i taksës së karbonit dhe plastikës - Drafti / Jo më përjashtime për eksportet e benzinës të prodhuar në vend. Të favorizohet riciklimi
Ola Mitre / SCAN Qeveria do të rishikojë taksat me natyrë ambientale, ku përfshihet taksa e qarkullimit, taksa e karbonit dhe ajo e ambalazheve......

Borrell do të takojë liderët e Ballkanit - Takimi në Nju Jork do të jetë i fundit për kryediplomatin në këtë post
Kristi Ceta/SCAN Kreu i diplomacisë evropiane Josep Borrell do të organizojë një drekë pune me liderët e Ballkanit Perëndimor të mërkurën në Nju......

Ngrihet regjistri i aseteve për tatimpaguesit - Projekti/ Kontroll edhe mbi pasuritë e të gjithë individëve që deklarojnë DIVA
Elisabeta Dosku/ SCAN Qeveria shqiptare do të ngrejë Regjistrin e Aseteve të tatimpaguesve me synimin e vlerësimit real të pasurive që ata kanë.......

Kufizime në pagesat që kryhen me para në dorë - Bankat do të ulin komisionet e terminaleve POS që përdoren nga bizneset
Ledina Elezi/SCAN Qeveria shqiptare dhe Banka Qendrore synojnë që deri në vitin 2027 të ulin më tepër përdorimin e pagesave me para në dorë në ekonomi,......

SHBA do të japë 3 miliardë dollarë në 25 projekte për sektorin e prodhimit të baterive!
Edel Strazimiri / SCAN Departamenti i Energjisë i SHBA-së tha të premten se planifikon të japë 3 miliardë dollarë për 25 projekte të sektorit të......