Ngrihet regjistri i aseteve për tatimpaguesit - Projekti/ Kontroll edhe mbi pasuritë e të gjithë individëve që deklarojnë DIVA

Elisabeta Dosku/ SCAN
Qeveria shqiptare do të ngrejë Regjistrin e Aseteve të tatimpaguesve me synimin e vlerësimit real të pasurive që ata kanë. Referuar dokumentit të strategjisë afatmesme të të ardhurave 2024-2027, Regjistri i Aseteve të Tatimpaguesve synon ndërtimin e një sistemi verifikimi dhe gjurmimin e të ardhurave të tatimpaguesve, si dhe kontrollin e plotë të pagesave të kryera për tatimin në pronë.
Disa nga problematikat e evidentuara për krijimin e Regjistrit të Pasurive të Tatimpaguesve janë: Mungesa e regjistrave digjitale nga palët e treta (Kadastër, DPSHTRR, Aviacioni Civil, Autoriteti Detar, etj.); Informacioni që merret manualisht është i pastrukturuar; Bërja e ndryshimeve në sistemet e shkëmbimit të të dhënave sipas fushave të caktuara, për të analizuar të dhënat me raportet e Bussines Inteligjent.
Krijimi i Regjistrit është parashikuar të bëhet brenda vitit 2026. Ky proces do të kalojë në 2 faza: Plotësimi i regjistrit të pasurive të tatimpaguesve do të bëhet fillimisht për 10% të tatimpaguesve brenda muajit dhjetor 2026. Janë 128.000 taksapagues aktivë në vitin 2023 dhe pritet të ketë një regjistër për 10%, ose afërsisht për 12.800 taksapagues brenda vitit 2026.
Dhe faza e dytë është Analiza e të dhënave me Raportet Business Inteligjent.
Nga ana tjetër, strategjia parashikon gjithashtu, të evidentohen edhe pasuritë e pajustifikuara të individëve.
Aktualisht, DPT po ndërmerr një projekt pilot me Drejtorinë e Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor të Shqipërisë për të krahasuar individët që zotërojnë makina luksoze me deklarimin e tyre të të ardhurave personale, (DIVA) si fazë e parë e këtij projekti dhe në të ardhmen për të zgjeruar shkëmbimin e informacionit në asetet e tjera të tatimpaguesit.
Gjithashtu, po konsiderohen edhe individët subjekt sanksionesh në përputhje me marrëveshjen që vendi ynë ka me organizatat ndërkombëtare. Strategjia e Pajtueshmërisë Individuale do të fillojë të zbatohet për të gjithë Individët që deklarojnë DIVA.
Sondazh

Kufizime në pagesat që kryhen me para në dorë - Bankat do të ulin komisionet e terminaleve POS që përdoren nga bizneset
Ledina Elezi/SCAN Qeveria shqiptare dhe Banka Qendrore synojnë që deri në vitin 2027 të ulin më tepër përdorimin e pagesave me para në dorë në ekonomi,......

SHBA do të japë 3 miliardë dollarë në 25 projekte për sektorin e prodhimit të baterive!
Edel Strazimiri / SCAN Departamenti i Energjisë i SHBA-së tha të premten se planifikon të japë 3 miliardë dollarë për 25 projekte të sektorit të......

Emiratet e Bashkuara Arabe shpresojnë të zgjerojnë partneritetin prej 1 trilion dollarë me SHBA përmes IA!
Edel Strazimiri / SCAN Udhëtimi i parë zyrtar i presidentit të Emirateve Sheikh Mohammed bin Zayed Al Nahyan në Shtetet e Bashkuara synon të shtyjë Emiratet......

Arsimi profesional, Rama: Nxënësit trajnime me pagesë në biznese! - Premtimi: Fëmijëve nga zonat rurale do u afrohen konvikte dinjitoze
Kryeministri Edi Rama duke folur për rëndësinë e arsimit professional, të cilinqeveria e ka shpallur prioritet të saj ka premtuar që nxënësit që......

Kostot e përmbytjeve në Evropën Qendrore - Dëmet e shkaktuara pritet të kushtojnë rreth 1 mld euro
Kristi Ceta/SCAN Kostot ekonomike për shkak të përmbytjeve të fundit në Evropën Qendrore janë të konsiderueshme. Vlerësimet e para tregojnë se vetëm......

Gjermania kërkon “të shmangë konfliktin me Kinën” - Ministri Habeck synon zgjidhje politike për makinat elektrike
Kristi Ceta/SCAN Ministri gjerman i Ekonomisë Robert Habeck bëri thirrje për një zgjidhje politike të mosmarrëveshjeve midis Bashkimit Evropian dhe......

Rikthehen taksat për biznesin e vogël, rishikohet TVSH-ja 6% në turizëm - Politikat tatimore do të rishikohen deri në 2027-ën
Brenda tre viteve të ardhshme politika tatimore në vend pritet të rishikohet, duke reduktuar përjashtimet tatimore e deri tek rishikimi i normave tatimore......

BE, 39 mld USD hua për rimëkëmbjen e Ukrainës - Von der Leyen thekson mbështetjen e bllokut përballë sulmeve ruse
Kristi Ceta/SCAN Komisioni Evropian do t’i japë Ukrainës një hua të re me vlerë deri në 39 miliardë dollarë, njoftoi presidentja e komisionit, Ursula von......