Arsimi profesional, Rama: Nxënësit trajnime me pagesë në biznese! - Premtimi: Fëmijëve nga zonat rurale do u afrohen konvikte dinjitoze

Kryeministri Edi Rama duke folur për rëndësinë e arsimit professional, të cilinqeveria e ka shpallur prioritet të saj ka premtuar që nxënësit që regjistrohen në shkollat profesionale do të përfitojnë praktika me pagesë në kompanitë e biznesit. Sipas Ramës janë shumë biznese të cilët janë afruar për të bashkëpunuar me MAS me qëllim integrimin e tyre.
“Duam ta sistemojmë që vajtja në punë të jetë një vajtje në punë në një sipërmarrje që është pjesë e marrëveshjes me MAS dhe sistemit të integruar të arsimit profesional dhe lajmi pozitiv që kemi marrë ka qenë rritja e sipërmarrjes tek arsimi profesional sepse kanë nevojë për krahë pune.
Do t’i sistemojmë me pagesë nxënësish, jo punonjësish por dhe me garanci për prindërit që nxënësit nxënësit bëjnë shkollën përmes praktikës e nuk janë punonjës që sipërmarrja mund ti trajtojë: A mi gocë shko mbush ujë, apo kape këtë se je gocë e re” tha Rama.
Sa i takon infrastrukturës së shkollave kryeministri pranon se ka ende për të bërë dhe një prioritet do të jetë dhe rregullimi i godinave të konvikteve për të gjithë ata fëmijë të ardhur nga zonat rurale që duan të frekuentojnë shkollat e arsimit profesional.
“Është shumë themelore atyre nxënësve që vijnë nga zonat rurale të mos i afrojmë më konvikte që nuk janë me kushte dinjitoze për fëmijët, nuk mund t'i lëmë të jenë si fëmijë të kategorisë së dytë. Është e vërtetë që ka disa shkolla që nuk kanë kushtet ashtu siç duhet të kenë. Por në Tiranë, Durrës dhe Fier kushtet në shkolla janë pa dallim nga shkollat private madje edhe më mirë. Mentaliteti për arsimin profesional ka ndryshuar, gjithnjë e më tepër po kthehet në një opsion për të rinjtë
“Arsimi profesional është sot baza e suksesit të Gjermanisë, Zvicrës, apo Austrisë, dhe ndërkohë, është ende zonë jo shumë e kërkuar dhe ende e paragjykuar nga shumë prindër, të cilët mendojnë se në arsimin profesional ndodh një lloj kategorizimi më i ulët në krahasim me nxënësit që shkojnë në arsim të përgjithshëm”,
Në korrik të këtij viti kryeministri prezantoi projektin pilot të sistemit dual në kuadër të reformës së arsimit professional. Sipas atij projekti të rinjtë e përfshirë në një program profesional, do kryejnë 3 ditë në javë praktikën pranë një biznesi dhe vetëm dy ditë mësim teorik në shkollë.
Sondazh

Kostot e përmbytjeve në Evropën Qendrore - Dëmet e shkaktuara pritet të kushtojnë rreth 1 mld euro
Kristi Ceta/SCAN Kostot ekonomike për shkak të përmbytjeve të fundit në Evropën Qendrore janë të konsiderueshme. Vlerësimet e para tregojnë se vetëm......

Gjermania kërkon “të shmangë konfliktin me Kinën” - Ministri Habeck synon zgjidhje politike për makinat elektrike
Kristi Ceta/SCAN Ministri gjerman i Ekonomisë Robert Habeck bëri thirrje për një zgjidhje politike të mosmarrëveshjeve midis Bashkimit Evropian dhe......

Rikthehen taksat për biznesin e vogël, rishikohet TVSH-ja 6% në turizëm - Politikat tatimore do të rishikohen deri në 2027-ën
Brenda tre viteve të ardhshme politika tatimore në vend pritet të rishikohet, duke reduktuar përjashtimet tatimore e deri tek rishikimi i normave tatimore......

BE, 39 mld USD hua për rimëkëmbjen e Ukrainës - Von der Leyen thekson mbështetjen e bllokut përballë sulmeve ruse
Kristi Ceta/SCAN Komisioni Evropian do t’i japë Ukrainës një hua të re me vlerë deri në 39 miliardë dollarë, njoftoi presidentja e komisionit, Ursula von......

Sa karta aktive SIM qarkullojnë në Shqipëri? - Telefonia fikse “drejt fundit”, shënon rënie me 5.1% në tremujorin e dytë
Ledina Elezi/SCAN Në një treg të dominuar nga vetëm dy operatorë telefonikë, numri i kartave aktive SIM ka regjistruar rënie në krahasim me vitin e......

Si do të mirëadministrohet shërbimi doganor? - 9 objektivat që do kontribuojnë në rritjen e të ardhurave deri në 4.5 miliardë lekë
Diamila leka/ Scan Në strategjinë Afatmesme të të Ardhurave 2024-2027, e cila është pulikuar në Konsultime Publike, një nga shtyllat që ka, është dhe......

Parashikimi i Lagarde: Inflacioni do të arrijë objektivin 2% vitin e ardhshëm!
Edel Strazimiri / SCAN Presidentja e Bankës Qendrore Europiane, Christine Lagarde ka përshëndetur zbutjen "e jashtëzakonshme" të presioneve të çmimeve......

120 milionë euro për të çrrënjosur 30 mijë hektarë vreshta!
Edel Strazimiri / SCAN Qeveria franceze ka paraqitur një plan prej 120 milionë eurosh për të çrrënjosur 30,000 hektarë të vreshtave të vendit në......