BE, 39 mld USD hua për rimëkëmbjen e Ukrainës - Von der Leyen thekson mbështetjen e bllokut përballë sulmeve ruse

Kristi Ceta/SCAN
Komisioni Evropian do t’i japë Ukrainës një hua të re me vlerë deri në 39 miliardë dollarë, njoftoi presidentja e komisionit, Ursula von der Leyen gjatë, një vizite në Kiev. Ajo e cilësoi këtë hua si “një kontribut tjetër të madh të BE-së për rimëkëmbjen e Ukrainës”.
“Sulmet e pareshtura ruse nënkuptojnë se Ukraina ka nevojë për mbështetjen e vazhdueshme të BE-së”, shkroi ajo në rrjetin social X.
Duke folur në një konferencë për media me von der Leyen, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, tha se “plani për fitore” i vendit të tij në luftën kundër Rusisë varet nga vendimet e shpejta që aleatët duhet të marrin këtë vit. Zelensky tha se Ukraina synon t’i përdorë këto para për mbrojtjen ajrore, energjinë dhe për blerjen e armëve.
Fondi është pjesë e një plani të gjerë të grupit të shtatë shteteve më të industrializuara (G7) për ta mbështetur Kievin duke përdorur asetet e ngrira financiare të Rusisë me vlerë 300 miliardë dollarë. Këto asete u ngrinë në kuadër të sanksioneve kundër Moskës për pushtimin e Ukrainës.
Vizita e Von der Leyen në kryeqytetin ukrainas vjen një ditë pasi ajo njoftoi se BE-ja do t’ia japë Ukrainës edhe 178 milionë dollarë për të riparuar infrastrukturën e dëmtuar të energjisë, të zgjerojë energjinë e rinovueshme dhe të ndërtojë strehimore.
Në fillim të kësaj jave, Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë (IEA) paralajmëroi se ky dimër mund të jetë më i vështiri për Ukrainën deri tani, sepse infrastruktura energjetike e saj ka hasur probleme si pasojë e sulmeve ruse ndaj termocentraleve dhe rrjetit energjetik.
Sondazh

Sa karta aktive SIM qarkullojnë në Shqipëri? - Telefonia fikse “drejt fundit”, shënon rënie me 5.1% në tremujorin e dytë
Ledina Elezi/SCAN Në një treg të dominuar nga vetëm dy operatorë telefonikë, numri i kartave aktive SIM ka regjistruar rënie në krahasim me vitin e......

Si do të mirëadministrohet shërbimi doganor? - 9 objektivat që do kontribuojnë në rritjen e të ardhurave deri në 4.5 miliardë lekë
Diamila leka/ Scan Në strategjinë Afatmesme të të Ardhurave 2024-2027, e cila është pulikuar në Konsultime Publike, një nga shtyllat që ka, është dhe......

Parashikimi i Lagarde: Inflacioni do të arrijë objektivin 2% vitin e ardhshëm!
Edel Strazimiri / SCAN Presidentja e Bankës Qendrore Europiane, Christine Lagarde ka përshëndetur zbutjen "e jashtëzakonshme" të presioneve të çmimeve......

120 milionë euro për të çrrënjosur 30 mijë hektarë vreshta!
Edel Strazimiri / SCAN Qeveria franceze ka paraqitur një plan prej 120 milionë eurosh për të çrrënjosur 30,000 hektarë të vreshtave të vendit në......

“Arsimi profesional është garanci!” - Rama vizitë në shkollën profesionale në Elbasan
Diamila Leka/ Scan Kryeministri Edi Rama këtë të premte zhvilloi një vizitë në shkollën profesionale në Elbasan, ku studiojnë 1400 nxënës. Sipas të dhënave......

Çfarë u tha në takimin e minstrave të Transportit në Budapest? - Balluku: Ndamë shqetësimet dhe diskutuam për projektet e përbashkëta
Diamila Leka/ Scan Zëvendëskryeministrja, njëherësh Ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku gjatë një prononcimi për mediat, njoftoi......

Punimet për Unazën e Madhe - Rama: Urat mbi lumin e Tiranës, 70% e realizimit fizik
Teksa punimet në Unazën e Madhe të Tiranës parashikohet të përfundojnë në datën 31 dhjetor, kryesminitrie Edi Rama ka publikuar ecurinë e punimeve në një......

OST, 160 mln euro investime në rrjetin elektrik - Programi 3-vjeçar: “Akomodim” i centraleve të rinj dhe linja unazore e interkonjeksioni
Ola Mitre / Scan Gjatë periudhës 2025 -2027 Operatori i Sistemit të Tranmseitmit parashikon të kryejë 16 mld lekë investime apo rreth 160 mln euro për......