OST, 160 mln euro investime në rrjetin elektrik - Programi 3-vjeçar: “Akomodim” i centraleve të rinj dhe linja unazore e interkonjeksioni

Ola Mitre / Scan
Gjatë periudhës 2025 -2027 Operatori i Sistemit të Tranmseitmit parashikon të kryejë 16 mld lekë investime apo rreth 160 mln euro për zhvillimin e rrjetit të transmetimit. Projektet kryesore që do të zhvillohen gjatë 3 - vjeçarit të ardhshëm bazohen në studimet e kryera nga kompania publike e transmetimit, ndërkohë që sipas dokumentit të siguruar nga TV SCAN, programi i investimit është fokusuar në 4 pika kryesore. Rikonstruksioni i linjave ekzistuese me normë të lartë amortimizmi dhe me rëndësi për sigurinë e sistemit, si dhe ndërtimi i linjave të reja unazore, duke rritur sigurinë e furnizimit janë 2 prej tyre.
Po ashtu, fokusi do të jetë te rritja e kapaciteteve akomoduese të rrjetit në funksion të mbështetjes së politikës së diversifikimit të burimeve të energjisë elektrike dhe lidhjen e centraleve të burimeve të rinovueshme të energjisë, që parashikohet t’i shtohen sistemit elektrik. Ndërkaq, pika e katërt e programit përfshin rehabilitimin dhe ndërtimin e linjave të reja të interkonjeksionit, duke bërë të mundur rritjen e shkëmbimeve ndërkufitare, sigurinë dhe besueshmërinë e operimit të rrjetit si dhe cilësinë e furnizimit me energji elektrike.
Në dokument specifikohet se nga 16 mld lekë investimeve të planifikuara, rreth 27% do financohen nga fonde të huaja, ndërsa pjesa tjetër parashikohet të realizohet me fondet e vetë kompanisë publike të transmetimit.
Sondazh

Paga mbi 3 mijë euro për kryetarët e bashkive - Sa do paguhen për kryebashkiakët dhe punonjësit e 61 njësive?
Elisabeta Dosku/ SCAN Nga 1 shtatori, ka hyrë në fuqi rritja e pagave për kryetarët e bashkive, nënkryetarët, drejtorët dhe punonjësit e tjerë të......

BE, makinat elektrike do të përbëjnë 24% të tregut në 2025 - Pritet rritje e shitjeve falë modeleve të reja me çmime më të ulëta
Kristi Ceta/SCAN Makinat me bateri elektrike të shitura në Bashkimin Evropian do të përbëjnë midis 20% dhe 24% të tregut total deri në vitin 2025,......

Shtatë rekomandimet e OKB për “IA” - Masat për të trajtuar globalisht sfidat e inteligjencës artificiale
Kristi Ceta/SCAN Organizata e Kombeve të Bashkuara publikoi një raport me shtatë rekomandime për të adresuar rreziqet që lidhen me inteligjencën......

Rrjet i ri elektrik në Alpet e Shqipërisë - Zhvillimi i turizmit, BERZH hap tenderin për projektin 106 mln euro
Ola Mitre / SCAN Ndërtimi i rrjetit të ri të shpërndarjes për të rritur aksesin në energji elektrike në Alpet Shqiptare”. Ky është investimi që......

Çmimet e naftës në rënie, pas shtrenjtimit për dy javë rresht - Ulja e normave të interesit në SHBA nxit optimizmin në treg
Kristi Ceta/SCAN Çmimet e naftës u lehtësuan të premten, por janë në rrugën e duhur për të regjistruar fitime për të dytën javë radhazi pas një uljeje......

Cilat ndërmarrje shesin më shumë produkte online? - Akomodimi dhe shërbimi ushqimor kanë peshën më të madhe të tregtisë elektronike
Xhorxhina Deda/SCAN Të punësuarit të cilët kanë përdorur kompjuterin me akses në internet për qëllime pune gjatë vitit 2024 kanë përshpejtuar ritmin e......

Paundi shënon nivelin e tij më të lartë në më shumë se 2 vjet!
Edel Strazimiri / SCAN Paundi u rrit pas vendimit të Bankës së Anglisë për të mbajtur normën e interesit në 5%, në kontrast me uljen e madhe të normës......

Turizmi në Shqipëri arrin kulmin në Korrik 2024 - Vizitorët e huaj udhëheqin rritjen me 53.1%. U vendosën kryesisht në zonat bregdetare
Armela Duka/SCAN Shifrat më të fundit mbi strukturat akomoduese për muajin Korrik të këtij viti tregojnë se në strukturat akomoduese u regjistruan......